• Latest
  • Trending
  • All

Përjashtimi i Skënder Luarasit nga Lidhja e Shkrimtarëve sepse mbrojti “Gjeneralin” e Kadaresë

29/10/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Përjashtimi i Skënder Luarasit nga Lidhja e Shkrimtarëve sepse mbrojti “Gjeneralin” e Kadaresë

Përjashtimi i Skënder Luarasit nga Lidhja e Shkrimtarëve sepse mbrojti “Gjeneralin” e Kadaresë

29/10/2018
in Histori, Kulture

Edhe pse kishte luftuar me armë në dorë në Luftën e Spanjës në rradhët e brigadave internacionaliste së bashku me kryeministrin Mehmet Shehu, edhe pse ishte i biri i Petro Nini Luarasit, mësuesit të parë të shqipes i masakruar nga shovinistët grekë, edhe pse ishte një shkrimtar i publicist i talentuar e erudit, telashet dhe peripecitë nuk iu ndanë për asnjë gjatë gjithë jetës së tij në periudhën e regjimit komunist të Enver Hoxhës.  Por ato peripeci dhe telashe, profesorit të famshëm, Skënder Luarasi, iu shtuan së tepërmi gjatë viteve të fundit të jetës së tij, të cilat i vinin si nga drejtuesit e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ashtu dhe nga segmenteve të tjera të shtetit komunist të asaj kohe, të cilat e pengonin atë për të botuar studimet dhe librat e tij. Sulmet ndaj Luarasit arritën deri aty, sa në vitin 1965, atë ta përjashtonin nga Klubi i Lidhjes, për të vetmin fakt, se mbrojti romanin e Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në diskutimin krijues në Klubin e Lidhjes. Nisur nga këto, Luarasi detyrohej t’u shkruante herë pas here udhëheqësve më të lartë të PPSH-së dhe qeverisë shqiptare, duke përjashtuar Enver Hoxhën, të cilit ai nuk iu drejtua kurrë për asnjë gjë. Por megjithëse një pjesë e udhëheqësve të lartë të PPSH-së, mundoheshin ta mbronin Luarasin, persekutimi ndaj tij vazhdoi deri në çastet e fundit të jetës. Madje, në varrimin e tij më 22 prill 1982, nuk mori pjesë asnjë njeri nga udhëheqja e lartë, me përjashtim të prof. Aleks Budës, Kryetarit të Akademisë së Shkencave, që shkoi aty privatisht si mik i familjes. Jo vetëm kaq, por me urdhër nga lart, ai u përcoll për në banesën e fundit, vetëm tre orë pasi kishte mbyllur sytë. Të gjitha këto bëhen të ditura si nga kujtimet e Luarsit, (të shkruara në librin “Ç’kam parë dhe ç’kam dëgjuar”, që nuk u botua kurrë) dokumentet arkivore, ashtu dhe nga dëshmitë e të birit, Petro Luarasi, pjesë nga të cilat ne po botojmë në këtë shkrim.
Diskutimi në Lidhje për “Gjeneralin” e Kadaresë:
Një nga pjesët më interesante të kujtimeve të professor Luarasit, është edhe ajo ku ai flet lidhur me diskutimin krijues që u mbajt në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve në vitin 1965, për romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të Ismail Kadaresë. Në mes të tjerash, aty thuhet: “Në atë mbledhje në seancën e parë folën Trim Gjata dhe Kudret Velça. Që të dy edhe se pse dhanë mendime të ndryshme, qortuan autorin për atë pjesë tek e cila i zoti i shtëpisë ku bëhej dasma e priti mirë me nderime gjeneralin e Ushtrisë së vdekur… dhe …”do të bënte mirë ta vriste dhe atë”. Punë për ta. Musaraj që kryesonte mbledhjen, gjatë pushimit më pyeti mua ndë do të thosha edhe unë nja dy fjalë. Pyetja u duk sikur m’u bë në një formë lutëse, dhe ju përgjegja se mund të jepja edhe unë mendimin për këtë roman, por nga fundi i bisedave. Kur u çel seanca e dytë, kryesonjësi (Shefqet Musaraj) u ngrit e tha: “Tani do të flasë Skënder Luarasi”. “Po mirë”. Thashë: “Ky roman më pëlqeu shumë. E lexova me një frymë brenda 24 orëve. Një natë të tërë nuk fjeta… Shtova se me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, nis udha e romanit modern shqiptar… Në stilin e tij duke menduar sipas atyre pak romaneve të huaj që kam lexuar, Ismail Kadareja më duket se qëndron më afër Heminguejt…”. Pse jo Shollohovit?”, më pyeti Ibrahim Uruçi. “Nuk e njoh Shollohovin”, iu përgjigja. “Pse nuk e njeh”, më tha ai. “Ja nje znaju paruski”. (Nuk di rusisht) “Pse s’e ke lexuar në përkthimin shqip?” ma ktheu ai. “Nuk më pëlqen ta lexojë një vepër letrare nga përkthimi i përkthimit të përkthimit. “Donin e qetë” e ka lexuar në bibliotekën e Brigadave Internacionaliste në Albaceta të Spanjës. Por ju lutem, a s’më thoni, pse më ndërprisni fjalën në mes?” Dhe vazhdova… Më shumë u përqëndrova në përshkrimin e dasmës, mbrojta mikpritjen e fisnikërisë së babait të dhëndrit, lëvdova zotësinë artistike të shkrimtarit q’e ka shpëtuar gjeneralin nga ndonjë krim (duke e patur vënë atë në dispozicion gjatë luftës) dhe karakterin e mrekullueshëm të gjeneralit dhe të priftit që e shoqëronte. Nga gjithë episodet e bukura “thashë” më mahniti qëndrimi i plakës Nicë dhe humanzimi i saj i lartë kur ua përplasi gjeneralit dhe priftit thesin me kockat e kolonelit: “Merri të mallkuarat, se edhe këto kockat e birit të një nëne janë!”. Përshkrimi im qe i shkurtër dhe e mbarova me fjalët: “Kur mbarova së lexuari këtë roman, më kapi malli e më erdhi keq që nuk u ndodha në atdhenë tonë gjatë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare, se do të kisha njohur Shqipërinë duke ecur në gjurmët e partizanëve”. Sa ndenja shesh, u ngrit kryesonjësi i mbledhjes, e përballë 200-300 vetëve, më tha: “Ti po të kishe qenë këtu gjatë lëvizjes sonë, do të kishim dhënë një plumb prapa kurrizit!”. Për të parën herë në jetën time ndjeva me çfarë shpejtësie vetëtime veprojnë shqiast e njeriut për vetë-mbrojtje. Ndërsa ktheva sytë ndër të mëngjër për të vënë re përshtypjen që bënë ato fjalë të mallkuara në fytyrën e dëgjonjësve (dhe vura re me kënaqësi se ato fjalë i çuditnë si një rrufe në një qiell të kaltër) veshët më zunë në të djathtë fjalët e Fadil Paçramit, i cili rrinte në fronin në të djathtën time, që tha: “Ja çasti”. Në atë sekondë kur sytë më panë atë nënshtypje, e veshët më dëgjuan këto dy fjalë dhe me vete mendoja si do të filloja përgjigjien që do t’i jepja Shefqet Musarajt, e Koço Vasili përveshi llërët dhe m’u drejtua me fjalët: “Në ç’brimë miu ishte futur ti kur ne luftonim!… Në ato çaste një personalitet u ngrit në këmbë dhe doli jashtë sallës, dhe pas tij edhe të tjerë… Milto Sotir Gura më zuri për krahu dhe më tha të shkonim. Kështu mori fund mbledhja. Mori fund mbledhja por fjalët e Shefqet Musarajt dhe atë (Koço Vasilin) që nuk ia dija emrin, më mbetën në mëndje. Prandaj vajta të pyesja për të në Klubin e Shkrimtarëve. Pas meje hynë në klub një grup personash që patën marrë pjesë në mbledhje, ndër të cilët dhe dy kundërshtarët e mij. “Hajde, hajde, ç’profesor prisnim dhe ç’profesor na erdhi”, tha Shefqey Musaraj duke shikuar lart me pikëllim. Të nesërmen e diskutimit më lajmëruan se për qëndrim “të papajtueshëm…me…”, përjashtohesha nga Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve”, thuhet në kujtimet e pabotuara të Luarasit, gjë e cila ndodhi pasi ai mbrojti “Gjeneralin” e Kadaresë dhe debateve që pati me Sekretarin e Lidhjes, Shefqet Musarajn.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021
Post Views: 188
Tags: Ismail KadareLSHASkender luarasi
Previous Post

Visar Zhiti, poezitë dhe Plenumi i 4-t

Next Post

Skender Perpepaj, modeli i mërgimtarit që nuk harron vendlindjen

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Skender Perpepaj, modeli i mërgimtarit që nuk harron vendlindjen

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.