Demi ka thënë se ajo vazhdon të jetë anëtare e PD-së dhe se ka dhënë dorëheqje vetëm nga strukturat udhëheqëse për shkak të parregullsive.
“Unë jam distancuar prej menaxhimit të partisë. Kemi pas një kuvend pune dje, me disa parregullsi që i kemi identifikua dhe ato mbeten për anëtarësinë dhe strukturat udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë… Nuk bëhet fjalë për asnjë aderim në ndonjë parti tjetër. Do të thotë unë vazhdoj të jem anëtare e Partisë së Drejtësisë. Nuk kam dhënë dorëheqje nga Partia”, ka deklaruar Demi-Murtezi.
Përndryshe, orë më parë, Demi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga strukturat udhëheqëse të Partisë së Drejtësisë.























