“Në takimin që Gashi e pati me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sekretarin e përgjithshëm Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti, dhe kryetarin e degës së Nismës në Klinë, Naser Morina, tha se i bashkohet vizionit të NISMA’s, me bindjen se kjo është zgjidhja e duhur”, ka bërë të ditur në një komunikatë për media.
Nismës për Kosovën ditëve të fundit i janë bashkuar disa figura të jetës publike. Po ashtu NISMA thotë se është në kontakte të vazhdueshme edhe me personalitete e grupe të ndryshme të shoqërisë tonë, për zgjedhjet e 11 Qershorit.






















