Mustafa këtë deklaratë e tha pas nënshkrimit të marrëveshjes me partinë më të re Alternativa. Në emër të kësaj partie marrëveshjen e ka nënshkruar Mimoza Kusari-Lila e cila tha se koalicioni është arritur në bazë të programeve dhe kjo marrëveshje është bazuar në zhvillim dhe drejtësi.
Ndërsa Mustafa tha se ndihet i kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje që sipas tij ngërthen në vete në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet euroatlantike.
I pyetur për pajtimin me Dedën, pasi e kishte votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, Mustafa tha se ka pasur edhe zyrtarë të partisë së tij që e kanë përkrahur rrëzimin e Qeverisë.






















