Në intervistën e tij të parë pas zgjedhjeve për portalin amerikan ‘Politico’, Vuçiq ka thënë se do t’i dyfishojë përpjekjet për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë investimet në infrastrukturën më të rëndësishme si autostradën që do të lidh Beogradin me Sarajevën.
Vuciq ka evokuar për ekonomi dhe sindikata të vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë për shkak të ngritjes ekonomike të këtyre vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
“Në qoftë se të gjithë janë dakord ne do të bëhemi një treg me 20 milionë njerëz”, ka thënë Vuçiq.
Edhe pse Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria,Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia janë duke bashkëpunuar në kuadër të CEFTA-s, Vuçiq theksoi se është e nevojshme bashkëpunimi shumë i fortë për të arritur rritje të ndjeshme.
Ai ka propozuar të bëhet një hartë e punimeve të planifikuara të cilat do të lidhin Beogradin me Sarajevën dhe Prishtinës.
“Është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria. Kjo është një ide politike, por pa kompromentuar sovranitetin e tyre. Kjo do të forcojë ekonominë tonë. Ne kemi nevojë për një normë të rritjes prej 4-5% në vit e jo 3%.”, ka thënë Vuçiq.























