Kryediplomati kosovar ka thënë se kjo ide është tendencë anti-evropiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan.
“Ideja e Serbisë për një treg të përbashkët rajonal është tendencë anti-europiane për ta çorientuar dhe dominuar rajonin, si dhe zgjatur ndikimin e Rusisë. Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’, model ky që ka dështuar në të kaluarën dhe ka rezultuar në luftëra të dhunshme. Opsioni i vetëm është orientimi euroatlantik”, ka shkruar Hoxhaj në “Twitter”.
Zyrtarët e Kosovës janë duke dalur kundër tregut të përbashkët rajonal i cili ka dal si propozim pas takimit rajonal në Sarajevë, ku fillimisht Serbia e më pas vendet e tjera në rajon përfshirë edhe Shqipërinë po e mbështesin një ide të tillë.






















