Ministri Zharku i përgëzoi qytetarët për këto projekte dhe ritheksoi edhe njëherë përkushtimin eMinistrisë së Infrastrukturës që të zbatojë Memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në mes të MI dhe Komunës së Kaçanikut për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në qytetin e Kaçanikut dhe vendbanimet e kësaj komune.
Sipas projektit, rruga“Hamëz Jashari”do të ketë gjatësinë2284.4 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 389,781.55 euro.
Ndërkaq rruganëlagjen“Luzha” në fshatin Begracë të Kaçanikut do jetë e gjatë 8177.7 metra, e gjerë 5 metra dhe vlera e ndërtimit të saj kap shumën prej 346,464.26 eurosh.























