Gjatë ditëve në vijim, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat tri ditët e para të javës vende-vende do të shoqërohen me reshje të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Era do të fryejë nga verilindja, kurse nga ditë e enjte era do të ndryshojë kahjen në drejtim të jug eprëndimit.























