“Kjo deponi e cila është vendosur ilegalisht aty në vitin 2011, rrezikon jetën e qytetarëve në fshatrat Bakshi, Llazarevë, Raskovë, Mazgit dhe Milloshevë. Sipas profesionistëve të kimisë toksikologjike këto elementë të cilat janë gjetur në deponi kanë potencial shumë të lartë kancerogjen”, thuhet në njoftimin e Degës së Vetëvendosjes në Kastriot.
Më tej thuhet se aktivistët dhe asamblistët e këtij subjekti në Kuvendin Komunal të Kastriotit kanë bërë disa herë apel për mbylljen e kësaj deponie, thirrje e cila sipas Vetëvendosje ka rezultuar me premtimin se deponia do mbyllej por që ende nuk ka ndodhur.
“Biznesi i cili ka parcelën me qera është kompania Geokos me pronar Nuredin Humollin. Ky biznes nuk posedon as leje nga niveli lokal e as nga ai qendror. Pra, arsyeja e vetme pse kjo deponi vazhdon te ekzistojë është për shkak lidhjes së afërt që ky pronar ka me Gani Thaçin, vëllaun e Hashim Thaçit. Ne, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje bëjmë thirrje që kjo deponi të mbyllet sa më parë në mënyrë që të sigurohet mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Kastriotit”, përfundon komunikata.























