Ai ka thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbesin peng i një pakice prej një apo dy përqind, duke i referuar serbëve të cilët refuzojnë të mbështesin ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit nga Forca e Sigurisë në Forca të Armatosura.
“Kosova dhe qytetarët e saj nuk duhet të jenë viktima e pikëpamjeve të një ose dy për qind të atyre që mendojnë ndryshe. Politikat dhe praktikat e tilla duhet të ndalen. Siguria është e rëndësishme për zhvillimin e çdo vendi, sepse pa siguri nuk ka stabilitet dhe në mungesë të kësaj nuk ka investime të huaja, e rrjedhimisht nuk ka përparim dhe zhvillim të shoqërisë”, thuhet në qëndrimin e Vujicic.
Ai më tej ka thënë se malazezët edhe pse nuk janë kategori kushtetuese në Kosovës, janë në mbështetje të formimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Prandaj, edhe pse ne nuk jemi një kategori kushtetuese, duam të bëjmë të qartë se malazezët mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila do iu shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe do të kontribuoj në paqen dhe stabilitetin në rajon, gjë e cila është me rëndësi të madhe për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në qëndrimin e Vujicic.






















