Nga Rexhep Bajraktari
Te nderuar bashkëkombës
Sot me 8 Janar 2017 edhe njëherë u mblodhëm te kërkojmë drejtësi këtu ne Londër para ambasadës te shtetit te Francës.
Sot jemi mbledhë para shteteve te cilat e udhëheqin boten e te cilat e çliruan Kosovën dhe popullin e Kosovës nga gjenocidi Serb.
I njëjti regjim Serb qe shkaktoj shumë lufta ne zemër te Evropës edhe sot vazhdon te jete pengesë e popujve to Evropës te cilët dëshirojnë te jetojnë ne paqe dhe harmoni pran njeri tjetrit.
Sot afro një dekade qe kur Kosova u çlirua nga terrori dhe gjenocidi Serb, dhe kur legjenda jone kombëtare i cili sot është mbyllur ne burgjet e Francës Evropiane e cila është nënshkruese e konventës se shenjt te Gjenevës për liri dhe te drejta te njerëzimit.
Kjo France vazhdon ta mban mbylle z. Ramush Haradinaj ish kryeministër i shtetit me te ri qe u formua pikërisht me ndihmën e shteteve te botes se lire dhe Francës.
Fëmijët populli i Kosovës, dhe gjithë kombi shqiptare qe tre dite pyet Francën se pse me kërkese te Serbisë kini ndaluar liderin paqësore te ardhshëm te Kosovës z. Ramush Haradinaj, te njëjtën pyetje e bëjnë edhe lider tjerë botërore dhe kongresmen amerikan përtej oqeanit atlantik.
France e dashur nen udhëheqësin e presidentit tuaj Sarkozy na pranuat si shtet te cilin gjithashtu e menaxhuat ju vet për një periudhë kohore nëpërmes ish Ministrit te jashtëm te Francës humanistit dhe themeluesit of Médecins Sans Frontières and Médecins du Monde z. Bernard Kouchner.
Është qesharake te aludohet se shteti Francez nuk e njeh gjendjen politike aktuale te Ballkanit ne detaje, prandaj pse pranoni te luani lojën e Serbisë sot afro pas 20 vte pas lufte kur ne po mundohemi te shërojmë plagët dhe formojmë ura bashkëpunimi me fqinjët tanë te Ballkanit?
France dhe populli juaj ju jeni ne dijeni se gjykata ndërkombëtare e famshmja Hague Court kreator te se cilës ishit edhe ju e ka shpall z Ramush Haradinaj komplet te pafajshëm, edhe atë dy here radhazi.
France e dashur dhe popull Francez shume human me q’arsye po e mbani z Ramush Haradinaj edhe njëherë larg familjes tije dhe i lini fëmijët e tij te rriten ne ankth pa babain e tyre me te dashur.
Francë dhe populli Francez, dini se i gjithë populli i Kosovës dhe kombi shqiptare është me heroin dhe çlirimtarin tone z Ramush Hardinaj, dhe te gjithë ne se bashku besojmë se z. Ramush Haradinaj mbetet shpresa e jone.
Historia e jone kurrë nuk do ta harron sakrificën për lirinë e Kosovës qe beri z. Ramush Haradinajn, ne gjithashtu asnjëherë nuk do te harrojmë edhe ndihmën e popullit Francez qe i dha Kosovës ne ditët me te vështira te historisë tone.
Sot ne ketë dite jemi mbledhë te kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ish kryeministrit të Kosovës dhe heroit tonë kombëtar z.Ramush Haradinaj.
Qeveria e Francës në vitin 1999 përkrahu bombardimin e politikës hegjemoniste të Millosheviqit dhe ndihmoi luftëtarët për liri të popullit shqiptarë të udhëhequr nga z.Ramush Haradinaj.
Republika e Francës është mik i popullit shqiptarë qe e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran.
Prandaj dhe kërkojmë nga ju që të kërkoni nga qeveria e Francës që të mbeteni konsekuent miqësive mes popullit Shqiptarë dhe Francëz.
Ju mund te keni nostalgjinë për ish shtetin tone te Jugosllavisë, por ju e dini se ketë shtete madhore e prishi pikërisht kasapi i Ballkanit ish presidenti i Serbisë me ushtrinë e tije.
Popull i dashur dhe miq Francez, ju bëjmë kërkese miqësore qe mos të bini pre e politikave fashiste Serbe.
Ne i gjithë kombi shqiptarë u jemi mirënjohës për kontributin e popullit Francës qe ndihmuat për sjelljen e lirisë te kombit tonë në Kosovë nëpërmes Konferencës se Famshme Rambouillet.
Ju lutemi veproni drejtë dhe lironi menjëherë dhe pa kusht heroin tone kombëtar z Ramush Haradinaj te cilin e prêt i gjithë populli I Kosovës.
Lironi z Haradinaj i cili pa dyshim qe tashme është bere figure e njohur botërore, dhe hiqni dore përgjithmonë ndaj kërkesave te Serbisë qe ka për Kosove sepse ne ketë formë do te rritni mirëbesimin tonë ndaj shtetit dhe popullit Francez.
Me padurim presim lirimin e z.Haradinaj
Me respekt
Rexhep Bajraktari























