“Po punohet në rrugën rajonale Brezovicë – Prevallë, e cila pritet të hapet sot dhe rrugën Brezovicë – Qendra e Skijimit, në të cilën gjenden shumë automjete të qytetarëve, të cilat do të largohen për ta zhbllokuar këtë rrugë”, thuhet në një njoftim nga MI.
Ministria e Infrastrukturës iu bën apel të gjithë qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim.























