Rexhep Bajraktari
Me duhet ta filloj ketë shkrim duke e “Falënderuar” shtetin Francez i cili me veprën e tij qyqare ne ndalimin e z Ramush Haradinaj na binden haptazi për gjithë ato thashethemet e kohëve te fundit qe kanë te bejn me daljen e Britanisë te Madhe (Brexit), ndalesa e z Ramush Haradinaj tregon me se qarti se Evropa nuk është e bashkuar e as unike, dhe Franca ne veçanti duket se akoma vuan për miqësinë e vjetër me pasardhësit e kasapit Millosheviq te Ballkanit
Populli i Kosovës dhe kombi shqiptare ne krye me heronjtë kombëtar si z Ramush Haradinaj nuk do te ndalemi duke kërkuar te drejtat tona dhe duhet te përqendrohemi ne:
- Te gjithë shqiptarët ne krye me zyrën qendrore te AAK’s te analizojnë hollësisht hapësirën ligjore dhe morale qe ta nxjerrim shtetin Francez para gjykatës ndërkombëtare për lojën e tyre me Serbin ne rastin e z Haradinaj.
- Shqiptaret te shohin mundësin ligjore dhe te konsiderojnë seriozisht qe Organizatën e Interpolit ta nxjerrin para gjykatës ndërkombëtare kur dihet se kjo organizate është e krijuar dhe financuar nga shtetet formuese për sjelljen e krimineleve para drejtësisë dhe mos te shpenzoj kohen e tyre për kapjen e çlirimtareve si z Haradinaj te cilin gjykata ndërkombëtare për krimet ne Jugosllavi e ka shpalle dy here te pafajshëm, kjo deshi apo nuk deshi Serbia dhe argat e tyre qe gjinden ne qeverinë e Kosovës.
- Te ndalen gjitha bisedimet me Serbin derisa kur dihet fare mire se Serbia nuk është e interesuar për bisedime por është e interesuar për destrukcion, pra e njëjta Serbi qe shkaktoj lufta dhe gjenocide dhe shkatërroj Jugosllavin.
E gjithë kjo pune kërkon resurse njerëzore dhe financiare e qe besoj se Shqiptarët i kanë këto te dyja sidomos kur flitet për z Haradinaj dhe për gjithë dëshmoret tjerë te cilët kanë dhanë çfarë ju është kërkuar për çlirimin e Kosovës.
Për te gjithë ju qe keni mërzi personale, ju bëjmë thirrje qe mos te mendojmë negativisht gjate kësaj periudhe te vështire qe po kalon z Haradinaj por te gjejmë kohen dhe te reflektojmë ne atë se pse kanë ardhe gjerat deri ne ketë pike?
Si ka mundësi qe para disa javëve z Haradinaj ishte ne Francë për te shikuar futbollin e skuadrës shqiptare dhe nuk u arrestua atëherë por tani kur dihet se arsyeja e ndalesës po dihet qe paska kane prej viti 2004/5?
Mendimi im personal është se:
- A mos valle e gjithë kjo loje është qe shtetet formuese te Kosovës po e hedhin popullin e Kosovës ne peshoren e tyre për t’jua mate pulsin e te shohin se qfare peshe gëzon z Haradinaj tek populli i tij, dhe kjo u dëshmua dje ne Kosove kur e gjithë Kosova kishte dal ne demonstratë përkundër gjithë atij “kiameti” te ftohtë, dhe e njëjta gjë po shihet sot ne tubimin e shqiptareve ne Francë para gjykatës Colmar.
- Kjo formë e ndalesës është për ta përgatit popullin e Kosovës psiqikishte për arrestet e radhës qe do te bëhen ndaj individëve te cilët do te ulen ne bankat e gjykatës ne Hage?
- Pika qe me frikëson ma se shumti, duket qe ka ardhur koha kur bota e spiunazhes te zbulohet, dhe te dalin ne shesh tradhtaret e kombit shqiptare dhe me emra te dihen se kush nga qeveria e Kosovës / Shqipërisë është angazhuar ne mënyrë direkte për arrestimin e z Haradinaj.
I bej thirrje qeverise se Kosovës:
- Qe mos te vazhdon me politikat dyfytyrëshe kur dihet fare mire se natën është e drejtuar nga lindja dhe ditën nga perëndimi sepse kjo loje mashtruese ka përkundu.
- E gjithë qeveria e Kosovës duhet te zbarkon ne kryeqytetin Francez dhe mos te kthehen mbrapsht pa e marre z Haradinaj sepse e gjithë bota e dine qe z. Ramush Haradinaj është shpall i pafajshëm nga gjykata e famshme “Hague Court”.
- Te bindet qeveria e Kosovës se “there is no free lunch”, USA nuk e ka formuar kampin Bondstill nder kampet me te mëdha amerikane jashtë Amerike, kjo sepse “the saviour giveth and the saviour taketh away”
Përfundimisht arrestimi i z. Ramush Haradinaj qe ka ndodhe ne France është forma me e mire për ngritjen e z. Haradinaj si lider ndërkombëtare e cili me këtë rast pa tjetër qe i ka hyp sipër te gjithë elitës politike te Kosovës dhe me gjere duke përfshi edhe ish komunistëve te Jugozagllavise te cilët akoma edhe sot po mundohen te hajn me dy luge. Nuk ka dyshim se e gjithë Kosova mu que ne kame nuk kishim pas mundësi qe ta ngrinim z Haradinaj ne agjendën ndërkombëtare ne këtë formë kaq te larte qe Franca e ka ngrite.
Dashtë Zoti e nuk bahet ndonjë budallallëk i çudirave te Evropës dhe Franca te ja dorëzon z Haradinaj Serbis, sepse atëherë katastrofat për Kosovën do te jene:
- Formimi i Zajednices do te ndodhe ne Parlamentin e Kosovës.
- Aprovimi i kufirit me Malin e Zi do te votohet ne Parlamentin e Kosovës.
- Ndarja e kufirit me Serbin e cila do ti mere Ujn e Gazuar (Gazivoden) dhe Trepçën do te votohet ne Parlamentin e Kosovës.
- Kosova do te anëtarësohet ne Interpol nëpërmes Serbisë pak a shume si puna e telefonit qe ja dha Serbia Kosovës.
Londër
Mbretëria e Bashkuar / United Kingdom of Greate Britain






















