Një grua ka humbur jetën dhe 5 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në Athinë. Sipas mediave greke shpërthimi ka ndodhur në “Victoria Square”, në qendër të Athinës.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 09.25 të mëngjesit të sotëm dhe sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi u provokua nga një bombol gazi dhe menjëherë në “fast food” shpërtheu një zjarr i fuqishëm.
Zjarrfikësit dhe ambulancat mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe mundën të nxirrnin nga lokali të plagosurit.
Si pasojë e shpërthimi ka pasur dëmtime edhe në dyqanet dhe mjetet e parkuara pranë “fast-food”.















