Plani eshte qe pikturat dhe skulpturat e Edi Ramës sot më 11 nëntor do të ekspozoheshin në galerinë e artit bashkëkohor Marian Goodman Gallery, në Nju Jork. ME kete rast z. rama shpresonte se do te festonte zgjedhjen e Hilari Klinton si prresidente. mirepo ndodhi e kunderta.
ME gjithate, ekspozita etij do te hapet ne nje galeri arti shume prestigjioze. Në njoftimin përkatës për ekspozitën e Edi Ramës, citohet kritiku i njohur amerikan Michael Fried, i cili shkruan kështu për vizatimet e tij: “Me siguri janë vizatime, por si të një saksofonisti, improvizime të vërteta”.
Ekspozita, informon galeria, do të përmbaje një seleksion vizatimesh me ngjyra mbi letrat e zyrës, të varura mbi letrën murale që është krijuar me shumë më tepër të tilla, duke sjellë muret e zyrës së Ramës në Tiranë.
Po ashtu, ajo do të përmbajë edhe skulpturat e tij të reja prej qeramike, të cilat janë të panjohura për publikun shqiptar pasi Edi Rama as i ka ekspozuar as ka folur kurrë për to.
Pjese e kësaj ekspozite do të jetë edhe një pune e përbashkët e Ramës me Anri Salën, artistin e mirënjohur shqiptar në botë.
Ende nuk dihet a do te vije z. Edi Rama ne Nju Jork per hapjen e ekspozites. Ne Tirane flitet se do te shkoje ne zonat e permbytura per tu marre me hallet e fshatareve.
Ajo qe dihet me siguri eshte se ne SHBA nuk do ta prese asnje zyrtar me peshe.
















