• Latest
  • Trending
  • All

Maqedonia 25 vite në një vend

29/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Maqedonia 25 vite në një vend

29/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Zgjidhjen e këtij problemi afaristët dhe ekonomistët e shikojnë në bërjen e një bilanci se ku jemi, ku kemi gabuar, dhe pastaj vendosjen e targeteve  të përbashkëta të të gjithë qytetarëve për atë se cilat janë qëllimet e shtetit në çdo aspekt  të zhvillimit në dekadat e ardhshme.

“Neve na duhet që të gjithë që jetojnë në këtë truall, përkundër përkatësisë etnike apo fetare, të dimë se çfarë shtetit duam, pastaj do të merremi vesh për detyrat konkrete në veprimtari të ndryshme. Pra, nevojitet që të gjithë të angazhohen që ky shtet të ngrihet dhe  të gjithë të dëshirojnë të punojnë dhe sakrifikojnë për këtë. Thënë ndryshe, duhet që njëherë e përgjithmonë që të gjithë së bashku të dëshirojmë që ky shtet të jetë prosperues, andaj  nevojitet një konsensus se çfarë shteti dëshirojmë si dhe nevojitet një lëvizje serioze se ku dëshirojmë të shkojmë si shoqëri dhe si shtet”, thotë kryetari i Odës ekonomike të qytetit të Shkupit, Goran Rafajllovski.

Sipas tij, pas kësaj shumë më lehtë në nivel shteti do të vendosen prioritet në fusha të ndryshme dhe do të arrihen marrëveshjet në nivel akademik dhe biznesi për planet afatmesme dhe afatgjate, për projeksionet e buxhetit katërvjeçar, për investimet në vaditjet që të mos kemi vërshime, ndërtimin e kapaciteteve energjetike që 30 vite janë lënë anash, për atë se çfarë sistemi arsimor dhe shëndetësor na nevojitet, e kështu me radhë. Nga ana tjetër, profesorët e ekonomisë vlerësojnë se nevojitet të bëhet një bilanc se ku jemi, ku kemi gabuar dhe pastaj të vendoset një konsensus për atë se cilat janë qëllimet e shtetit në dekadat e ardhshme. “Edhe pse çështja e ecjes para të Maqedonisë në çdo aspekt, ekonomik, shoqëror, social e kështu me radhë, kërkon një  analizë interdisplinare, ku do të përfshihen ekspertët e më shumë çështjeve. Megjithatë nëse   dëshirojmë që shteti të ec para, në radhë të parë nevojitet të zgjidhen çështjet e pakënaqësisë së shqiptarëve lidhur me pozitën e tyre në këtë shtet si dhe shteti të anëtarësohet në strukturat euroatlantike”, vlerëson profesori universitar, Mislim Zendeli. Sipas tij, zgjidhja e problemeve të ndryshme të statusit të shqiptarëve në Maqedoni si dhe anëtarësimi i shtetit në strukturat euroatlantike, do të vendoste shtetin në binarët e duhur dhe do të garantonte një zhvillim të mirëfilltë ekonomik. “Zhvillimi ekonomik i një shteti nuk mund të shikohet ndaras nga dimensioni politik dhe social i tij. Andaj nëse Maqedonia dëshiron në ecë përpara, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në të gjitha sferat e tjera të jetesës, nevojitet që së pari me një konsensus të gjithë palëve të zgjidhet çështja e  pakënaqësisë së shqiptarëve me qëllim që edhe shqiptarët të ndihen të barabartë në çdo aspekt në këtë shtet dhe jo të ndihen shpesh si qytetarë të dorës dytë. E dyta, nevojitet që të përshpejtohet çështja e anëtarësimit të shtetit në NATO si dhe fillimit të bisedimeve me BE-në, por duke zgjidhur paraprakisht çështjen e emrit”, thekson Zendeli. Sipas tij, faktorë të tjerë që kanë ngadalësuar dhe penguar Maqedoninë të ecë përpara në çdo aspekt janë edhe tranzicioni i mbrapsht i privatizimit që u solli dobi vetëm një grusht njerëzve si dhe, politika “përçaj e sundo” e klasave politike në shtet në periudhën e kaluar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Me popullatë më të varfër në Evropë 

Edhe statistikat e ndryshme ndërkombëtare dëshmojnë se qytetarët e Maqedonisë  radhitet ndërmjet  shteteve me popullatë më të varfër në Evropë. Sipas Eurostat, zyrës evropiane të statistikës, të ardhurat për frymë nga bruto prodhimi vendor në Maqedoni janë sa 36 për qind  e mesatares së Bashkimit Evropian, ndërsa konsumi aktual për frymë vlerësohet në 40 për qind të  mesatares së BE-së. Këto të dhëna që përfshijnë konsumin aktual individual si masë e matjes së mirëqenies materiale të familjeve dhe bruto-prodhimin për kokë banori, tregojnë se Maqedonia është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Më tej, shifrat e Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet e parafundit në Evropë me të ardhurat për frymë nga bruto-prodhimi vendor që janë sa 29 për qind e mesatares së BE-së, dhe me konsumin aktual për frymë prej 34 për qind të mesatares së BE-së. Më e varfra, apo e fundit në listën e Eurostat është Bosnje e Hercegovina me të ardhura më të ulëta për frymë prej 28 për qind në Evropë dhe me 37 për qind të konsumit. Standardin e ulët të qytetarëve të Maqedonisë me gati 30 për qind të fuqisë blerëse evropiane e tregon edhe  i ashtuquajturi “Rregull 70”, që në mënyrë më të thjeshtë përshkruan se sa kohë nevojitet për të dyfishuar një vlerë e caktuar. Në rastin konkret lidhur me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto,  ai thotë nëse numri 70 ndahet me shkallën mesatare të rritjes ekonomike në shtet, fitohet periudha kohore gjegjësisht sa vite nevojiten për dyfishimin e PBB-së. Kjo në praktikë do të thotë se nëse ekonomia e Maqedonisë vazhdon të rritet me një shkallë prej 3.7 për qind atëherë do të nevojiten bile 19 vite  që të dyfishohet standardi i qytetarëve. Por edhe atëherë ai do të ishte larg mesatares evropiane banorët e së cilës kanë një fuqi blerës tre herë më të madhe se qytetarët e Maqedonisë. Nëse ekonomia vendore merr një hov dhe të fillojë të realizojë shkallë mesatare prej shtatë për qind do të na duhen 15 vjet ta arrijmë standardin evropian , kuptohet nëse në të njejtën kohë shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të realizojnë shkallë modeste të rritjes. Andaj, në të ardhmen  sfidë për ekonominë e Maqedonisë mbetet arritja e shkallëve të larta të rritjes ekonomike prej 6-7 për qind për një periudhë  prej së paku 4-5  vitesh,  si mënyrë e vetme për përmirësimin më të shpejtë të standardit të qytetarëve.

Tags: albaniannatopolitika
Previous Post

Prokuroria e Shtetit bëhet anëtare e Asociacionit Ndërkombëtar të Prokurorëve

Next Post

Samiti i Diasporës në Shqipëri, publikohet programi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Samiti i Diasporës në Shqipëri, publikohet programi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.