Siç njofton Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, një nga shumë përfitimet e anëtarësimit organizativ në këtë asociacion është qasja pa pagesë në faqet e internetit dhe rrjetet e IAP-së për Prokurorin e Shtetit.
“Personi kontaktues për IAP-në, i caktuar nga kyeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, do të jetë përgjegjës të promovojë njohuritë në lidhje me rrjetin IAP dhe projektet e aktivitetet e IAP-së tek prokurorët që punojnë në gjithë institucionin e Prokurorit të Shtetit, duke shpërndarë lajmërime dhe publikimeve të IAP-së brenda institucionit të Prokurorit të Shtetit. Poashtu kryeprokurori i shtetit do t’i caktojë personat kontaktues për ndihmë juridike të ndërsjellë, për krimet kibernetike, për drejtësi penale ndërkombëtare, për krimet mizore dhe krimet kundër njerëzimit, për trafikimin me qenie njerëzore, për anti-terrorizmin, për anti-korrupsionin si dhe për dhunën seksuale që ndërlidhet me konfliktin”, thuhet në njoftim.






















