“Unë e kuptoj problemin”, thotë Clinton pas një komenti të Blair, që nuk shihet. “Në anën tjetër, ne nuk duhet të heqim presionin nga Maqedonia dhe Shqipëria, që ata të mos i mbyllin kufijtë. Fol me njerëzit e tu. Nga një anë, unë dua të marr 100 mijë njerëz dhe t’i sjell në Amerikë që nesër. Në anën tjetër, nuk dua të pranoj asnjë. Ata mund të përshtaten këtu e të mos duan të largohen më”.
Këto dokumente të zbuluar nga Wikileaks i janë dërguar edhe shefit të kampanjës së Clinton në vitin 2015 si paralajmërim, mu në ditën kur Trump ka sugjeruar një ‘bllokim total” të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara.
Siç duket, edhe Bill nuk ka dashur të merret me problemin e pranimit të refugjatëve! /lajmi.net























