• Latest
  • Trending
  • All

Intervista – deputeti Tahir Muhedini: Grekët më vranë 28 pjesëtarë të familjes

18/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Intervista – deputeti Tahir Muhedini: Grekët më vranë 28 pjesëtarë të familjes

18/10/2016
in Aktualitet

NGA: VALENTINA MADANI
Familja e tij është e paktë në numër. Më 27 qershor 1944, grekët i therën në një ditë 28 pjesëtarë të familjes në Paramithise. Mbetën gjallë i ati dhe njëri nga xhaxhallarët. Kjo është drama e deputetit çam Tahir Muhedini, i cili nuk e përmendi kurrë masakrën e familjes, por dosjen ua dërgoi kancelarive perëndimore për të kuptuar se çfarë ndodhi me çamët dhe trojet e tyre shqiptare. Deputeti i PDIU-së tregon për “Gazeta Shqiptare” masa-krimin e familjes, si shpëtuan nga trungu i madh i familjes vetëm i ati 25-vjeçar dhe xhaxhai i sapomartuar. Tahir Muhedini thotë se gjenocidi grek nisi pikërisht në shtëpinë e tij në Paramithi. Ai kërkon të vendosë një buqetë me lule te varri i njerëzve të tij, por, edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, Tahir Muhedini nuk ka mundur dot. Vetëm në 2007-ën mundi të shohë nga afër shtëpinë e babait, por në vilën trekatëshe gjeti 6 familje grekësh. Nuk mundi ta shihte të gjithë ndërtesën, tashmë të rikonstruktuar, sepse dhimbja ishte e madhe, dhe sapo i ktheu shpinën përfundoi në policinë greke…

Z. Muhedini, ju kurrë nuk e kishit përmendur më parë se familja juaj kishte përjetuar një dramë të madhe në vitin 1944. E përmendët përmes pak rreshtash në seancën e fundit parlamentare. Por çfarë ka ndodhur realisht me familjen tuaj më 27 qershor të atij viti në Çamëri?
Është e vërtetë që nuk e kam përmendur asnjëherë masakrën e 27 qershorit të ‘44-ës, pavarësisht se kam vite që merrem me politikë. Dosjen e plotë ua kam dërguar kancelarive perëndimore. Unë vetë kam lindur në Tiranë, nga një familje me shumë pak anëtarë, sepse 28 prej tyre u therën në një ditë, në 27 qershor 1944. Nga familja e nënës sime kishte me dhjetëra të masakruar. Kam lindur në Tiranë dhe nuk kam arritur të vendos kurrë një tufë me lule në varret e të parëve të mi. 27 qershori ka ndodhur në shtëpinë e Sali Hafuz Muhedinit. Unë jam nipi i Sali Muhedinit. Ai ishte gjyshi im. Grekët e vranë në Çamëri se ishin shqiptarë, siç mund të ishin vrarë gjyshërit e çdo shqiptari po të kishin lindur në Çamëri. Këta njerëz u vranë se ishin shqiptarë dhe nuk e mohonin kombin e tyre.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Çfarë ju ka treguar babai juaj për atë ditë dhe si mundi ai t’u shpëtonte grekëve?
E vërteta e familjes sime vjen nga gjyshi im, Sali Hafuz Muhedini, i cili ishte kryetar i këshillit të rrethit Paramithi, kryeqendër e Çamërisë. Gjyshi kishte katër djem dhe një vajzë. Familja kishte shumë prona dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike derisa ndodhi tragjedia e 27 qershorit të vitit 1944.

Cilat janë arsyet e kësaj masakre?
Në gjithë zonën e Çamërisë ka pasur një klimë shumë të mirë. Në atë kohë, bëhet fjalë për vitin ‘44, kur u vendos ligji i luftës, e gjithë popullsia çame kishte shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Greku i mori djemtë çamë dhe i internoi në një zonë të largët nga Çamëria, diku në kufi me Turqinë. Kur ndodhi lufta greko-gjermane, njëri nga oficerët gjermanë shkoi në Çamëri dhe pa vetëm gra. Gjermanit i thanë që burrat janë të internuar. Aty ndodhej edhe një shqiptar nga Përmeti, Qemal Frashëri, që dinte gjermanisht, dhe fatmirësisht ai i tregoi si i kishin çuar në internim. Pas kësaj ata i kthyen djemtë dhe burrat në Çamëri. Por në vitin ‘43 u vranë 5 ushtarë gjermanë afër Paramithi, dhe ata për 5 ushtarët e tyre vranë 50 veta. Akuzonin se i kishin vrarë çamët. Arriti të shpëtonte vetëm një shqiptar. Kur iku gjermani në qershor të ‘44-ës, kryepeshkopi grek vjen gjoja për të bërë paqe dhe kërkonte të bisedonte me gjyshin tim. Babai im, Abdullahu, që ishte vetëm 25 vjeç, atë ditë ishte në Janinë, ndërkohë që xhaxhai i vogël sapo ishte martuar dhe kishte mundur të fshihej kur ndodhi masakra. Gjithë të tjerët, plot 28 veta, i morën dhe i therën, fëmijët i dogjën të gjallë. Drejt kufirit u nis babai im; xhaxhai u nis në drejtim tjetër, por mundën të takoheshin vetëm në Berat, dhe më pas erdhën në Tiranë e u vendosën në rrugën “Ali Demi”. Ndërkohë, edhe halla ime kishte tentuar të kalonte kufirin në Konispol, por shtatzënë për herë të katërt ajo nuk mundi të jetonte dhe vdiq në rrugë.

A e keni parë shtëpinë tuaj në Çamëri?
Po, kam shkuar bashkë me bashkëshorten time në vitin 2007.

A hasët probleme nga pala greke?
Dy vite më parë unë kisha krijuar Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Isha kryetar i PDI-së dhe kisha pasaportë shërbimi. Fillimisht nuk patëm probleme. Shkuam duke pyetur banorët për shtëpinë. Ma tregoi një shitës, i cili e kishte njohur dikur gjyshin tim. Madje ai mbante edhe foton e gjyshit si mirënjohje ndaj tij. Familja ime është marrë me tregti në atë kohë dhe kanë qenë ne gjendje shumë të mirë ekonomike dhe kanë ndihmuar edhe grekët. Njëri prej tyri ishte dhe shitësi që takuam, i cili mbante ende fotografinë e gjyshit tim për mirënjohje.

Folët me banorët?
Jo, por sapo u larguam nga shtëpia, sapo kishim hipur në makina, na ndaloi policia, pasi kishin telefonuar banorët. Na çuan në rajonin e policisë së Janinës dhe na bënin pyetje ‘pse keni ardhur në Greqi?’, ‘pse shkuat atje?’ etj.

E gjetët shtëpinë?
Shitësi na tregoi se ishte pak më tutje dhe se në të banonin 6 familje greke. Bashkë me gruan u afruam dhe pamë shtëpinë e madhe trekatëshe, ku kishte lindur im atë, xhaxhallarët, hallat, gjyshërit.

Si u ndjetë në ato çaste?
Janë emocione që nuk përshkruhen dot. Po shihja shtëpinë e njerëzve të mi në të cilën banonin grekët, shfrytëzonin çdo gjë, edhe token që ishte në pronësi të familjes sonë.

Hytë brenda në shtëpi?
U futëm në pjesën ku nuk banonte askush. Sipas asaj që më kishte treguar babai dhe e kisha krijuar idenë se si ka qenë më parë, nuk është se kishte ndryshime të mëdha, por e kishin rikonstruktuar. Por ndodhi më e çuditshmja në momentin që sapo u larguam dhe po hipnin në makinë. Brenda pak çastesh erdhi policia dhe na çoi në rajon. Na pyesnin se ‘për çfarë keni ardhur?’, ‘cili është qëllimi?’, çfarë donit në Paramithi?’ etj.

Policisë greke, ia treguat të vërtetën?
U thashë që ‘kam pasaportë diplomatike’ dhe kërkova që të lidhem me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Brendshme në Shqipëri. Më lanë të flisja, dhe pak më vonë shefi i tyre erdhi dhe më kërkoi ndjesë, por sipas tyre janë procedura që duhet të kryhen, por edhe se ishte një keqkuptim.

Po prindërit tuaj, ju flisnin për atë çfarë kishte ndodhur?
Na flisnin shumë pak, pasi nuk donin që të na mbushnin me urrejtje. Nuk e tregonin historinë të plotë dhe nuk e përsërisnin shpesh, pasi edhe vetë e kishin të vështirë.

Në çfarë gjuhe jua tregonin?
Çamët flasin edhe greqisht. Madje duhet të dini një gjë, që çamët e vjetër deri në ‘78-ën flisnin greqisht edhe në shtëpi kur erdhën në Shqipëri. E kanë pasur gjuhë zyrtare dhe ishin mësuar të flisnin në greqisht. Edhe në shtëpinë tonë flisnim greqisht. E mësuam nga prindërit. Tani ata nuk jetojnë dhe në shtëpi flasim vetëm shqip.

Përse pritët kaq shumë kohë për të shkuar në Çamëri?
Të them të drejtën, nuk doja të shkoja. Por ishin të shumtë ata që më thoshin se duhej të shkoja e të shihja trojet e familjes sime. Do të përballesha me dhimbjen, dhe ndaj hezitoja, derisa vendosa të shkoja në Paramithi.

Besoni se do të gjejë ndonjëherë zgjidhje çështja çame, që ju kur të riktheheni në Paramithi të mos gjeni grekë brenda por të merrni çelësat e shtëpisë suaj?
Një gjë është e sigurt, që nuk do të reshtim deri në zgjidhjen përfundimtare. Kjo çështje ka nisur dhe do të marrë drejtësinë që i takon.

Tags: edi rama
Previous Post

Zbardhet biseda Clinton-Blair: Refugjatët kosovarë mund të mos kthehen në vendlindje

Next Post

Rusia thotë se sulmet ajrore në Alepo janë ndalur

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rusia thotë se sulmet ajrore në Alepo janë ndalur

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.