Prej tyre, destinacioni më i shpeshtë është Shqipëria, ku janë realizuar 80 udhëtime. Gati 1/3 e deputetëve të Kosovës, apo më konkretisht 45 deputetë, kanë udhëtuar të paktën një herë në Shqipëri gjatë kësaj Legjislature.
“Këto udhëtime i kanë kushtuar buxhetit të Kuvendit 24,863.92€. Deputeti që ka realizuar më së shumti udhëtime në Shqipëri është Xhavit Haliti, me gjithsej 8 udhëtime me kosto prej 1,663.61 Euro. Sa i përket kostos së udhëtimeve, e dyta renditet deputetja Blerta Deliu-Kodra e cila në 3 udhëtime ka shpenzuar 1,129.26€ të buxhetit, e pasuar nga deputeti Fikrim Damka, i cili në vetëm 2 udhëtime për në Shqipëri ka shpenzuar 1,042.01€”, thuhet në raport. /lajmi.net























