Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje. Vlen të kujtojmë se një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes./tvklan.al























