• Latest
  • Trending
  • All

Steiner: Ismail Kadare duhet t’i plotësojë dy kushte për Çmimin Nobel!

14/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Steiner: Ismail Kadare duhet t’i plotësojë dy kushte për Çmimin Nobel!

14/10/2016
in Kulture

Daut Dauti

George Steiner është kritik letrar, filozof, novelist, etj. Disa letrarë e folozofë sot e karakterizojnë Steiner-in si poliglotin dhe polimathin më të madh të kohës sonë. Si professor i letërsisë krahasuese dhe filozofisë, Steiner ka ligjëruar pothuaj në të gjitha universitetet elitare të botës. Steiner është autor i një varg librash të cilësuara si vepra tejet të rëndësishme në fushën e tij. Ndër veprat e tija më të njohura janë: Tolstoy or Dostoyevski, The death of tragedy, In bluebirds castle, No passion spent, After Babel, etj. Libri tij i fundit, i botuar në vitin 2008, titullohet: My unwritten books.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Disa ekspert kanë bërë me dije se Steiner mëton ta zëvendësoj Isaiah Berlin-in duke e imituar jetën dhe veprimet e tija por nuk e arrin dot. Megjithatë, Steiner, në fushën e letrave, është autoritet i pakontestuar.

Për ju, që e lexoni këtë postim, nuk kam nevojë ta prezentoj Ismail Kadrenë por rreshtat më poshtë mund t’ju ndihmojnë në sqarimin e pyetjes: Pse Kadare nuk e merr Çmimin Nobel?

**********

Më duket se ka qenë pranverë e vitit 1997 kur Blerim Shala, kryeredaktori i Zërit, kërkoi nga unë që ta intervistoja George Stener-in. Unë nuk dija shumë për Stener-in. E dija që merrej me letërsi e filozofi por nuk i kisha të qarta përmasat e punës së tij. Shkova në bibliotekën e afërt të lagjes pasi që atëherë google ishte në fazë eksperimentale dhe nuk dihej që ekzistonte. Interneti atëherë nuk ishte sikur sot.

Por, Steiner më ndihmoi që të mësoja edhe më shumë për te. Në telefon, ai pranoi që ta intervistoja por me një kusht: vetëm nëse, para intervistës, e lexoja librin e tij të quajtur ‘Errata – an examined life’. Ishte një libër, një lloj autobiografie e tij, që mbahet në mend për kohë të gjatë dhe që të njofton me aftësit e shkruesit dhe thellësitë e trajtimit të çështjeve. Libër që nuk ka shumë fletë por që spjegon shumë probleme të jetës së njeriut.

Nuk më kujtohen detajet e intervistës por Steiner ishte njeri i cili lë përshtypje madhështore edhe në shikim të parë. Kur hyra në zyrën e tij që e kishte në Universitetin e Kembrixhit dhe ku ligjëronte atehërë, përshtypja e parë ishte pamja fizike e tij: gjatësia e trupit dhe veshja elegante. Ai, atëherë ishte rreth 60 vjeçar kurse unë gati përgjysmë më i ri se ai.

Pas përshëndejtes me shtrëngim duarsh dhe buzëqeshjeve të ndërsjella të çastit u ulëm në kolltuçe përballë njëri tjetrit. Kur unë e nxora kasetofonin, ai kërkoi t’i shihte pyetjet. Ia dhashë listën me shumicë të përpiluara nga Blerimi. Steiner e nxori lapsin dhe filloi t’i binte vi disa pyetjeve. ‘Këtë nuk e di kush është’, thoshte për ndonjë filozof, apo ‘kjo është e parëndësishme’ thoshte derisa i anuloi nja 30% të pyetjeve.

Unë u habita pak nga tekanjoziteti i tij por nuk e pashë të arsyeshme të reagoja pasi që kisha dëshirë që intervista të zhvillohej nën kushtet e ndjenjës së mirë.

Biseda më e rëndësishme u zhvillua pas intervistës. Pasi që e futa kasetofonin në qantë. Steiner tha: ‘tashti do të pijmë çaj’. Kur asistentja e tij i solli gjygymat e porcelanit, ai më dhe pyeti:’A pini ju shqiptarët çaj?’

‘Aty, ku jetoj unë, pihet çaji me të madhe’- ishte përgjegjëja ime.

‘Ku jeton ti?’

I tregova.

‘Natyrisht, vetëm popujt që kanë jetuar në perandori e dijnë kënaqësinë e çajit’- tha ai.

E kështu me radhë dhe në mënyrë të ngadalshme, por të këndshme, filloi muhabeti që po dilte më intersant se intervista e inqizuar.

Për luftën që ende zhvillohej në Jugosllavi Steiner mundohej të mbante qëndrim neutral. Tentonte t’i fajësonte njësoj të gjitha palët në konflikt. Nuk e fajësonte vetëm Serbinë siq bënin shumë intelektualë gjatë asaj kohe. Ballkani për te dukej se ishte arenë e njerëzve të egër.

Gjatë bisedës doli se Steiner ishte më tekanjoz dhe më nervoz se që prezentohej. Ishte i mendimit se hebrenjtë i kanë dhënë botës më shumë civilizim se muslimanët dhe të krishterët së bashku për të cilën gjë unë i dhashë shenja mospajtimi. Se ai ishte hebre, dihej.

‘Numri i nobelistëve herenjë është skandaloz’ – tha ai duke e forcuar argumentin e tij për të treguar shifrën tejet të madhe të nobelistëve të përkatësisë së tij nacionale apo etnike.

Gjatë bisedës ai shtoi se edhe numri i pretenduesve hebrenjë është tejet i madh dhe këtë ai e dinte se ishte anëtar i një ekipi që here pas here këshillohej nga Komiteti i Nobelit. Me fjalë tjera, ai i lexonte veprat e shumë kandidatëve për Nobel.

Ky fakt ishte rast për mua që ta parashtroja atë pyetjen që e bënë çdo shqiptar: Kur do ta merr Ismail Kadare Çmimin Nobel?

‘Kurrë, hiq’- më tha.

‘Pse?’

Më tha se ia kishte lexuar disa romane të cilat në fakt, sipas tij, nuk e arrinin nivelin e shpërblimit në fjalë.

‘Megjithatë, ka gjasa’-më tha dhe vazhdoi.

Kadare, sipas Stener-it, duhej t’i plotësonte dy kushte në veprat e tija që t’i afrohej seriozisht shpërblimit në fjalë. Kushti i parë: Kadare duhej të spjegonte pse në Ballkan ka aq shumë prirje apo etje për dhunë, dhe kushti i dytë: Kadare duhej ta kuptonte lëvizjen e civilizimit që është bërë në botë dhe peshën e tij dhe ndikim e ndërsjellë që ka treguar deri tani.

Kushti i dytë ishte i paqartë apo ‘ambiguous’ siq i thashë por ky i pari nuk do të duhej të ishte problem. Kushtin e parë nuk e plotësonin gjithë ata hebrenjë pasi që nuk e kishin spjeguar apo nuk kishin kontribuar as ata në ndalimin e dhunës në mes hebrenjëve dhe palestinezëve në Izrael dhe Palestinë.

Ky mendim i imi e acaroi bisedën pasi që Stener nuk kishte përgjigje dhe haptas e mbronte pozitën e shtetit izraelit. Megjithatë, Steiner më doli mjaft kontarvers pasi që në bisedë tashti fliste ndryshe nga intervista.

Ia bëra me dije se nuk isha ndonjë ithtarë i Kadaresë por kushtet e paraqitura nuk dilnin nga ndonjë kriter valid. Tek e fundit kishte plotë që kishin marrë Nobelin e nuk kishin treguar ndonjë vlerë që e kërkonte ai.

‘Mos u lodh’ – më tha, dhe shtoi: ‘Nuk e merr dot’.

Ka kohë që Steiner me siguri nuk këshillohet për Nobel. As kushtet e tija nuk duhet më të jenë në fuqi. Ai tash është në pension dhe në pleqëri të thellë sikur edhe Kadareja. Megjithatë, kushtin e dytë, nëse ekziston ende, Kadare nuk e plotëson kurrë.

Për fund, më duhet ta pranoj se Steiner ishte mjeshtër edhe për përgatitjen e çajit dhe se që të dy e preferonim të njejtin lloj: Earl Grey.

Tags: edi rama
Previous Post

Nobeli për Bob Dylanin, lëvizja e kufijve të letërsisë

Next Post

Një tjetër foshnjë vdes në maternitet, e treta në një muaj

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Një tjetër foshnjë vdes në maternitet, e treta në një muaj

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.