“Ky është një vendim i pakuptimtë për institucionet në Kosovë pasi Ligjin për Trepçën e kanë nxjerrë institucionet e Kosovës dhe ky është një ligj që është i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht se ku shtrihen ata, në jug, në veri apo perëndim”, ka deklaruar Havolli.
Ai ka shtuar madje se ky vendim, siç e quan ai, që nuk ekziston, nuk do të ketë asnjë efekt në zbatimin e Ligjit.
“Autoriteti më i lartë për nxjerrjen e ligjeve në Kosovë, është Kuvendi i Republikës andaj efekti i atij vendimi është i pakuptimtë dhe nuk ekziston si i tillë”, është shprehur Havolli.






















