Qeveria serbe ka miratuar një vendim për anulimin e të gjitha pasojave ligjore të vendimeve dhe aktiviteteve të institucioneve në Prishtinë në lidhje me pozitën ligjore dhe faktike të Trepçës, ka thënë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiçi.
“Një vendim të tillë ne jemi detyruar ta marrim sepse ne duam që “Trepça” të vazhdojë të punojë,” tha shefi i Qeverisë serbe në një konferencë shtypi, raportojnë mediat serrbe, përcjell Klan Kosova.
Trepça është e një rëndësie jetike për mbijetesën e veriut të Kosovës, theksoi Vuçiq.
Ai shtoi se qeveria e Serbisë ka pranuar propozimin e Zyrës serbe për Kosovën për pjesën më të madhe të kësaj çështjeje.
” Në Trepçë aktualisht punojnë r 600-1200 persona dhe 3000 janë në buxhet. Në “Trepçë i kemi dy miniera, dy në veri që janë të hapura, BeloBrërdo dhe Cërnac dhe që të dyja janë të vendosura kryesisht në territorin e Serbisë qendrore”, tha ai.
Vuçiq ka thënë se qysh në fillim në Bruksel ka kërkuar që të flitet për pronën por se asnjëherë nuk është pranuar një kërkesë e tillë, transmeton Klan Kosova.
“Serbia duhet të vazhdojë që të flasë me Evropën, të vazhdojë t`iu flasë të gjithëve në mënyrë që ta vazhdojë rrugën e saj ekonomike” , ka shtuar kreu i ekzekutivit serb.






















