“Do të merremi vesh me kryetarin e qeverisë në mënyrë që të gjithë të janë të pranishëm dhe ta konfirmojmë datën”, ka thënë Gojkoviq, transmeton lajmi.net.
Ajo ka shtuar se në këtë seancë mund të bëhet pyetje në mënyrë që të merren informata relevante.
“Nuk ka bisedime të fshehta, kështu që pres biseda të hapura për këtë temë”, ka thënë ajo.
Më herët, shefja e grupit parlamentar të DSS-it, Sanda Rashkoviq ka kërkuar që Kuvendi i Serbisë të mbajë seancë të veçantë në të cilën do të diskutohej për situatën më të re në Kosovë dhe për Marrëveshjen e Brukselit.






















