• Latest
  • Trending
  • All

Daci: Rrëzimi i Demarkacionit me vota, nuk e rrëzon edhe Qeverinë

04/10/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 19 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Daci: Rrëzimi i Demarkacionit me vota, nuk e rrëzon edhe Qeverinë

04/10/2016
in Aktualitet, Lajme
Në një intervistë për portalin “Indeksonline”, e cila do të publikohet në dy pjesë, Akademik Daci ka folur për punën e kabinetit qeveritar, për çështjen e asociacionit, për mundësinë qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme si dhe për arrestimin e zyrtarit policor Nehat Thaçi.  Sa i përket dështimit eventual të marrëveshjes për demarkacionin, Daci ka thënë se kjo nuk do të nënkuptonte edhe rrëzimin e Qeverisë, por do të ishte tregues i qartë se kjo qeveri nuk është në rrugë të drejtë.

Zotëri Daci, çështja e demarkacionit vazhdon të jetë pika ndarëse mes pozitës dhe opozitës, cila është rrugëzgjidhja sipas jush?

Nexhat Daci: Duhet pasur shumë kujdes me ndërtimin e shtetit të cilin e duan qytetarët. Vendimet nuk duhen të merren vetëm për shkak të numrave. Sepse numrat pastaj gjithmonë krijojnë probleme të mëdha në shoqëri. Në rastet e veçanta kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i shtetit çdo mosrespektim i spektrit politikë krijon rreziqe dhe kurrë rehati nuk ka në atë vend. Në asnjë mënyre koalicioni nuk mund të thirret në numra, sepse shpeshherë ka ngjarë gjatë krijimit të shteteve që vendimet janë marrë në sajë të numrave dhe koha ka vërtetuar se kanë qenë vendime jo të shëndetshme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Si duhet të sillet Qeveria karshi këtij procesi?

Nexhat Daci: Unë nuk dua të bëhem mësues qysh duhet ajo të procedojë, unë e them qe Qeveria e ka përgjegjësinë ndaj shtetasve të vet. Pra, me çdo kusht kohor ose të parimeve duhet të punohet në krijimin e një uniteti në institucione pozitë e opozitë. Por, edhe në shoqëri, sepse shoqëria civile, shkenca nuk janë institucione, por mund të jenë ndihmesë shumë e fuqishme për institucionet. Prandaj, gjithmonë duhet ta kemi në mendje, e veçanërisht ata qe janë në pozita vendimmarrëse që vendimet e shëndetshme janë atëherë kur e ka pas vete përkrahjen e opinionit komplet.

Nëse Qeveria e rikthen këtë projektligj në Kuvend dhe deputetët e rrëzojnë me votë, çka ndodhë atëherë me koalicionin qeverisës?

Nexhat Daci: Nuk do të thotë që nëse Kuvendi e rrëzon më votë këtë marrëveshje, më rënë Qeveria, sepse ajo nuk është votë direkte për ekzistimin e institucioneve. Por, është një tregues i fuqishëm se a je në rrugë të mirë apo ke hyrë telasheve.

Tashmë po bëhen gati dy vjet kur kreu i LDK-së, Isa Mustafa e ka marrë drejtimin e Qeverisë. Sa ka arrite kryeministri Mustafa të përmbushë pritjet e qytetarëve.

Nexhat Daci: Objektivisht unë nuk ia qëlloj gjithmonë. Nuk jam i pagabueshëm, por bindja ime në fillim ka qenë dhe është se kjo Qeveri, ekspertët e ekonomisë i ka më të mirë se çdo formacion i Qeverive të mëparshme. Kjo është bindja ime. Por, mbani mend ekspertët në Qeveri ose ministrat nuk e formësojnë politikën. Politika formësohet në një nivel më të lartë: të presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe duhet të them se nuk mund të mburremi se kemi qenë shumë të pavarur në veçanti ndaj faktorit ndërkombëtar.

Unë e di dhe e kam përjetuar edhe gjatë luftës kam qenë në shtëpi me djalë dhe bashkëshorte. I kam përjetuar tmerret edhe psikologjike e fizike të ikjes nëpër bodrume, por e them qe njëherë jemi shtet i pavarur prej 2008 dhe ndonjëherë keni më u tregu si zot shtëpie edhe nëse nuk u pëlqeni. Faktori ndërkombëtar është tepër tepër tepër i involvuar në të gjitha punët edhe qe nuk i takojnë. Disi ia kemi dhanë shansin të diktojnë se çka do të bëjë shteti.

Prandaj edhe pse pa Bashkësinë Ndërkombëtare nuk do të kishte Kosovë të re dhe çlirim, por një ditë t’i si zot shtëpie duhet të tregosh qe menyja jote apo lloji i ushqimit dallon prej atij edhe ma të mirit botëror. Mbi të gjitha t’i duhet të pëlqehesh nga populli yt duke e respektuar atë qe e kanë bërë miqtë ndërkombëtar.

Sa e ka dëmtuar LDK-në hyrja në koalicion me PDK-në?

Nexhat Daci: Një kohë ka qenë e paimagjinueshme qe LDK të jetë në koalicion me PDK-në. Në praktikë e pa realizueshme. Por, ndryshojnë rrethanat dhe koha imponon. Unë e them qe nuk janë të shëndetshme koalicionet e mëdha në rrugë të gjata. Sepse fuqia e votës u jep aq shumë fryrje saqë nuk jetojnë me realitetin dhe e dëmton demokracinë pamasë. Ne e kemi një përvoje shumë të mirë qe i kemi ikur luftës qytetare duke bërë lëshime të tilla.

Po thoni që LDK është dëmtuar nga koalicion?

Nexhat Daci: Bindja ime është qe sondazhet lokale nuk janë të sakta, por janë tregues brengosës dhe intimisht mendoj se ka qenë i dobishëm koalicioni, por pala që është dëmtuar është LDK.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme ka qëndrime të ndryshme. Pozita po insiston në respektim të cikleve zgjedhore, ndërsa opozita po dëshiron zgjedhje të parakohshme? Kur i shihni zgjedhjet e parakohshme?

Nexhat Daci: Unë jam gjithmonë njeri i ofrimit të zgjedhjeve pa tërmete, por të obligueshme. Kosova nuk është e përgatitur për zgjedhje sot. Nuk është as në aspektin legjislativ as në aspektin administrativ. Ne do të mund vetëm t’i shtojmë tensionet nëse mbahen zgjedhjet. Unë jam adhurues i një faze kalimtare të qetë të përgatitjes të gjithçkafit për të shkuar në zgjedhje. Është më mirë për opozitën qe të fokusohet në atë që qytetarët ta donë propozimin e saj. Si e shohin ekonominë, shëndetësinë jo më fjale, por demonstrime. Unë po them se ne i kemi ikur me presidentin Rugova këtyre çështjeve duke bërë zgjidhje të pëlqyeshme. Unë i kam thënë edhe pse i kemi pasur 49 deputetë dhe kemi pasur mundësinë me e formu Qeverinë vetëm, kam luftuar të presidenti Rugova qe kryeministrin të ia japim PDK-së sepse partitë e dala nga lufta në atë mënyre i kemi institucionalizu.

Post Views: 53
Tags: albanianedi rama
Previous Post

Aktivistët e VV-së: Policia e Kosovës monton gjyqe, shtretër e pllaka (Foto/Video)

Next Post

Haliti: Nëse demarkacioni nuk kalon këtë vit, shtyhet liberalizimi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Haliti: Nëse demarkacioni nuk kalon këtë vit, shtyhet liberalizimi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.