Ndërsa opozita nuk është unike për çështjen e dialogut.
Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron se ky dialog duhet të ndërpritet dhe se me Serbinë, sipas tyre, mund të dialogohet vetëm pas njohjes nga shteti fqinj dhe vetëm për çështje të përbashkët, e jo për çështje të brendshme të Kosovës. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se dialogu duhet të ndryshojë format dhe se duhet të ketë agjendë të qartë.






















