Mirëpo, shefi i Qeverisë ende nuk ka ndërmarrë veprime për të bindur Listën Serbe për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar pro ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin.
Kjo, pasi Lista Serbe thotë se ende nuk kanë diskutuar me partnerët e koalicionit për çështjen e demarkacionit. Derisa kanë ftuar partnerët e koalicionit PDK-LDK që t’i respektojnë më shumë.
Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka konfirmuar për “Zërin” se ende nuk janë ftuar nga kryeministri Isa Mustafa për të biseduar rreth çështjes së demarkacionit.
“Si kryetar i Listës Serbe nuk kam pasur asnjë mbledhje me partnerët e koalicionit kur është fjala për demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Përfaqësuesit e Listës Serbe janë përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes të kësaj Marrëveshjeje”, ka thënë Simiq, duke kërkuar nga dy partitë me të mëdha PDK-LDK që t’i respektojnë më shumë deputetët serbë.






















