Në mesin e këtyre 4 personave është edhe një shtetas shqiptar i quajtur Krenar Aliu. Tre prej përdhunuesve janë të arrestuar, ndërsa në kërkim është një person i komunitetit rom.
Policia ka publikuar fotot e 4 të arrestuarve në mënyrë që qytetarët të mund t’i identifikojnë nëse kanë dijeni të ndonjë vepre tjetër penale të kryer nga të akuzuarit. Ndërsa, nuk jepen detaje të personit të 5-të që është në kërkim, qytetarit rom.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shqetësim tek opinioni publik, ndërsa vajza e mitur është dërguar në një qendër rehabilitimi dhe po trajtohet me psikolog. Ajo u gjet në një banesë në kushte të mjerueshme dhe në gjendje tepër të rënduar psikologjike.
(FOTO: Shqiptari Krenar Aliu)

























