Sipas saj, pjesë e subjektit të ri politik do te jenë figura të njohura të jetës publike, duke mos përjashtuar mundësinë që pjesë e kësaj partie të jenë edhe persona të partive që janë në skenën politike.
Ndërsa e pyetur për dilemat që janë ngritur se ajo do të mund të bëhet pjesë e partisë më të madhe në vend PDK-së, Kusari – Lila, ka thënë se asnjëherë nuk e ka diskutuar këtë çështje me eksponentët e këtij subjekti, duke shtuar se as fizikisht nuk ka qenë asnjëherë në zyrat e PDK-së.






















