“Nuk është rastësi që quhen shtylla multifunksionale, pasi që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët e kësaj komune. Ne falënderojmë ta parën e këtij qyteti, për iniciativën që ky projekt të realizohet këtu. Kjo është në të mirë të të gjithëve. Lehtëson shumë punë për vetë qeverisjen, por është mëse e rëndësishme edhe për qytetarët, pasi që tani do të jenë më të sigurt”, tha Alessandra Roccasalvo. Ky projekt është përkrahur edhe nga Agjencioni Zhvillimor i Austrisë. Albulena Zaimi nga kjo Agjenci tha se ndihen mirë që kanë kontribuar në këtë projekt “Si pjesë e këtij projekti Agjencia Austriake për Zhvillim ka nderin që të kontribuojë sapo pak në këtë projekt duke mbështetur me pajisje konkretisht për monitorim, zërimin dhe sistemin e alarmit për njoftim të qytetarëve”, tha Zaimi .
Menaxhimin e këtyre kamerave të sigurisë, do ta kenë vetë policia rajonale e Gjakovës.Komandanti i Policisë në këtë qytet Kristë Gjokaj tha se ky projekt është lehtësim për zbardhjen e rasteve nga Policia. Në fund të këtij takimi, nga Fatos Stavileci është prezantuar për pjesën teknike rreth funksionit të shtyllave digjitale, projektit të Smart City dhe rolit që luajnë ato në jetën e qytetarëve.
Ndryshe, këto shtylla do të përdoren për: Kamerat e sigurisë, senzorët e ndryshëm për Smart City (matjen e temperaturës, shtypjes së ajrit, lagështisë së ajrit, ndotjes së ambientit, shpejtësisë dhe drejtimit të erës, matjes se reshjeve te shiut etj.), Pikave kyçëse wireless – WiFi për qasje në gjakovaportal.com dhe shërbimet tjera komunikuese, LED Panelët Informues (për të paraqitur informacione të ndryshme), Sistemi i zërimit publik (sistemi i alarmimit, i njoftimeve me zë etj.) dhe ndriçimi i mençur.






















