Pas zbulimit të skandalit në Universitetin Bujqësor ku kërkohet para dhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese, Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj sekserit Besim Nasufi, i cili ndërhynte mes studentëve dhe pedagogëve.
Rasti u denoncua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku u tregua me zë dhe figurë se si Besim Nasufi u merrte para studentëve për të marrë notë kaluese, madje në disa raste kërkonte edhe favore seksuale për të të gjetur vend pune pas përfundimit të studimeve.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet edhe ndaj dy personave të tjerë me iniciale M.N dhe E.R, të dyshuar të përfshirë në këtë aferë korruptive.
“Më datë 06.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.N, B.N dhe E.R, perkatesisht, vjeç 51, 63 e 38, banues në Tiranë, pasi më datë 05.09.2016, në emisioni investigativ “Fiks-Fare”, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive shtetasit E.R dhe B.N, kanë bërë një bisedë premtimi për dhënien e disa provimeve në Universitetin Bujqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë./SYRI.net/














