Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në Tepelenë ditën e sotme, për asgjësimin e bimëve narkotike.
Në fshatin Luzat, u asgjësuan me anë të drogës 27.300 bimë narkotike kanabis sativa.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, komisariati i Tepelenës në bashkëpunim me Delta Forcë.
Kanabisi ishte kultivuar në 14 parcela në vendin e quajtur “Bamull”. Asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin e kultivuesve.



















