“Më datë 30.08.2016, u arrestua shtetasi Fatos Osmanaj, 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka fyer e ofenduar shumë rëndë, duke nxjerrë organet gjenitale dhe kanosur me jetë, shtetasit: S.S, 58 vjeç, F.N, 58 vjeç dhe A.Xh, 22 vjeç, banues në Tiranë për veprime të kryera në mënyrë sistematike. “
Ky është njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës sot, për një rast kërcënimi jo aq të zakonshëm
Osmanaj, me fyerjet e tij dhe me zhveshjen, duket se është toleruar shumë nga dy bashkëmoshatarët e tij dhe nga djaloshi që ka qënë me ta, derisa ka arritur puna deri në denoncim nga ana e tyre.
Në njoftijm theksohet se “veprimet e tij janë kryer në mënyrë sistematike.”















