Policia e Korçës ka arrestuar pronarin e lokalit që plagosi sot në kokë duke e qëlluar me sende të forta një klient.
Në prangat e uniformave blu ra Olsi Zyberi 41 vjeç, i cili pas një konflikti me të riun O.M 23 vjeç, e goditi në kokë.
I plagosuri u dërgua në spital dhe më pas u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në fshatn Dishnicë të Korçës, ndërsa Olsi Zyberi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.















