Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Morinit një person për trafikim të lëndëve narkotike.
Elton Lika 33 vjeç është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”, i janë gjetur 7 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 2.5 kg.
Gjithashtu gjatë verifikimit të të dhënave në sistem ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë për veprën penale “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit, kryer në bashkëpunim”.






















