• Latest
  • Trending
  • All

Miron Çako: Shën Kozmai i Etolisë dhe Ali Pashë Tepelena, dy njerëz që bënë histori

27/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 11 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Miron Çako: Shën Kozmai i Etolisë dhe Ali Pashë Tepelena, dy njerëz që bënë histori

27/08/2016
in Histori

Shën Kozmai i Kolkondasit (1714-1779) dhe Ali Pashë Tepelena (1740-1822) janë dy figura, që kanë lënë gjurmë të theksuara në historinë e vrullshme të Ballkanit në shek XVIII-të edhe në ndërgjegjen popullore në këto territore, sidomos në vendin tonë.

Nga Miron Çako, teolog

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Të çudit fakti se si këta dy persona diametralisht të kundërt për nga mendësia, jeta, funksioni dhe vepra, patën një pikë takimi në udhëtimin e jetës së tyre dhe lidhën një miqësi që mbeti në jehonën e historisë së këtij vendi.

At Kozmai ishte ieromonak (prift murg) orthodhoks, i varfër, predikues i zjarrtë dashurisë sublime për Zotin dhe të afërmin, kurse Ali Pasha kaçak, më vonë pasha i pasur, njeri i dhunshëm, gjaksor, lakmiqar i papërmbajtshëm dhe shkaktar i shumë krimeve për të mbajtur pushtetin e tij. Takimi i tyre ndodhi në gusht të 1779 në këto rrethana: At Kozmai nga Etolia që nderohet si shenjt nga Kisha Orthodhokse, kishte që nga viti 1760 me bekimin e patriarkut Serafimi i II-të “shqiptarit” me origjinë nga Delvina, duke bërë tre udhëtime ieroapostolike dhe tani i katri, nga Kostandinopuli (Stambolli), Greqia, Maqedonia, Epiri, Shqipëria duke arritur deri në Durrës e Tiranë, me qëllimin e vetëm, të ndalonte prozelitizmin islam tek rajat e munduar prej shekujsh nga perandoria Osmane, të cilët për t’i mbijetuar trysnisë të dhunës fizike, të taksave e çdo keqtrajtimi dhe përçudnim detyroheshin të mohonin fenë e stërgjyshërve tyre. At Kozmai duke predikuar dhe hapur shkolla, gati 240, ndaloi konvertimin e mëtejshëm në fenë islame dhe zgjoi ndërgjegjen e përgjumur dhe të friksuar të rajas për të filluar kryengritjen popullore për fitoren e të dëshiruarës (çlirimin nga Turqia), ashtu siç ai predikonte me profetsi: “E dëshiruara do të vij, kur do të vijnë dy Pashkë bashkë”. (Dhe vertëtë, në 1912-ën kur u shpall pavarsia ranë dy festa bashkë: Ungjillizimi dhe Pashka).

Në këtë kohë, Aliu që ishte biri i një familje feudalësh ushtarak nga Tepelena, i mbetur jetim nga vdekja e babait të tij u detyrua për mbijetes të bashkohej me një grup grabitësish dhe të bënte jetën e një kaçaku, duke qënë përgjegjës për basitsje të ndryshme. Në gusht të vitit 1779 at Kozmai udhëtonte nëpër Epirin Verior. Ai kishte arritur afër Tepelenës. Në kohën kur u predikonte turmave të popullit, e sulmuan qehajallarët e koxhabashëve dhe hebrenjve. Ata filluan të zihen me grushta me njerëzit. Aty u bë një përleshje e madhe, dhe shenjti shpëtoi duke u larguar. I ndjekur hyri në Tepelenë. Atje në një rrugë pa derën e hapur të një shtëpie dhe një grua që i bëri me shenjë, që të hynte për ta fshehur. Kur mbas pak arritën përndjekësit, duke iu marrë fryma nga lodhja, e pyetën gruan: “A e kishte parë Shën Kozmanë?” Ajo u tregoi rrugën duke thënë: “Po tani sa kaloi këtej, vraponi dhe do ta arrini”.

Ajo grua ishte Hankoja me famë, nëna e Aliut. Në mbrëmje erdhi Aliu, ishte rreth 35 vjeç, kusar dhe kryetar çete. I vunë përpara një qengj të pjekur dhe bukë gruri. Në kohën e ngrënies at Kozmai i dha këshilla të mira. Ndërsa Hankoja që e dinte dhuratën profetike të shenjtit, e nxiti Aliun ta pyes at Kozman për rrugën e karrierës së tij. “Do të ta marr Beratin?” – e pyeti Aliu? – “Do ta marrësh” – i tha at Kozmai. Aliu u kënaq, sytë e tij vetëtinë. Mbas pak ai pyeti përsëri. “Po Përmetin dhe Janinën a do t’i marr?” Siç e shihni oreksi vjen duke ngrënë. Shën Kozmai e pa drejtë e në sy, dhe prapë iu përgjigj: “Dhe Përmetin dhe Janinën do t’i marrësh. Do të marrësh edhe Prevezën.” Por shenjti shtoi: “Të mbash mend gjithmonë, që t’i duash dhe t’i mbrosh të krishterët, po deshe që pushteti yt t’u mbetet trashëgimtarëve të tu.” Ditën tjetër Aliu e përcolli shenjtin, që do të shkonte në veri. Por para se të ndaheshin, e pyeti përsëri për të ardhmen e tij. “A do të shkoj në qytet?” Shën Kozmai u përgjegj me sy të menduara. “Edhe në Kostandinopojë do të shkosh, por me mjekër të kuqe”. Aliu mbeti i kënaqur, por nuk e kuptoi profetcinë që do të thoshte, se koka e tij do të shkonte e gjakosur, siç e dërguan me të vërtetë mbas vrasjes së tij, te sulltanit në Kostandinopojë.

Mbas pak ditësh at Kozmai u martirizua nga njerëzi e Kurt pashës të Beratit në Mujalli, fshat afër Fierit në 24 gusht 1779. Aliu u hidhërua shumë dhe mori hak duke vrarë shumë njerëz. Më 1788 Aliu u bë komandant i rrethit të Janinës dhe zot i Beratit. Atëherë kujtoi profecinë e at Kozmait dhe ngriti një manastir madhështor në vendin e martirizimit të tij. Ai vetë dha shumë para për atë. Bëri dhe fushatë ndihmash në Epir, si dhe në Etolo-Akarnania.
Në urdhërat përkatëse ai shkruante: “Nga unë më i larti vezir Ali Pashai”. Ju të krishterët të rrethit të Beratit, Myzeqarë dhe Vllehë, Grabovarë, fshatra dhe çifliqe, ju lajmëroj se vura një kujdestar që të më ndërtojë manastirin e at Kozmait, ndihmova edhe unë me aspra. Të ndihmoni edhe ju siç do t’ju thotë dhespoti, që të ndërtojë këtë manastir. Dhe kush të mos ndihmojë, do të më mbetet hatri dhe pastaj do të kërkoj të paguani dyfish. Prandaj vazhdoni siç ju urdhëroj. Ali Pashai e shkroi këtë letër më 12 Shtator 1813 në Gjirokastër.

Më 1814 ai dha edhe një urdhër të dytë për Mitropolitin e Beratit, ku shkruante: “U gëzova shumë që u interesuat për plakun Kozma. Ja tani që vjen igumeni bashkë me krymjeshtrin, ta vini të ndërtojë dhomat dhe kubenë e manastirit, që do të mbetet e veçantë dhe më e bukur nga të gjithë manastiret. Dhe me ardhjen time, dua ta gjej gati. Vetëm se duhet të mundoheni të gjithë për ta ndërtuar. Dhe të ndihmojnë gjithë të krishterët e Beratit, të vegjël dhe të mëdhenj. Po i shkruaj dhe Ibrahim Arapit që t’ju ndihmojë në çdo punë. Bëni siç ju shkruaj. ( Në Janinë më 12 shtator 1814)
Ali Pashai ndërtoi gjithashtu një këllëf argjendi për kafkën e shenjtë të at Kozmait, të veshur me ar dhe me diamante të ngjitura përsipër. Vendosi gjithashtu edhe të kremten përkujtimore të Shën Kozmait.

E kremtja e Shën Kozmait filloi që në vitin 1815, sipas urdhërit të Vezir Ali Pashait, i cili i shkroi gjithë kryepriftërinjve që të urdhërojnë popullin, të mbyllet tregu ditën e 24 gushtit, dita e martirizimit të shenjtorit. Biografi i Aliut Davenport na ka lënë shumë informata që kishte mbledhur nga njerëzit të cilët e kishin parë me sytë e tyre këtë nderim të madh që i kishte bërë pashai i tmerrshëm “plakut Kozma”. Po më mirë na e ka përshkruar këtë litani francezi Jeraume de la Lance, i cili gjithashtu ka bërë biografinë e Aliut më 1822.

Aliu organizoi në Janinë një litani madhështore për nder të shenjtit. Ai solli nga Kolkondasi Lipsanet e tij të shenjta, të mbajtura nga murgjit, i priti gjithë kleri i Janinës, të veshur me petrahile të çmuara dhe me lambadhe.

Njerëz të panumërt djathtas e majtas rrugës bënin kryqin gjatë kalimit të proçesionit. Nga psaltët, kleri dhe populli, bashkë me temjanin e shumtë ngjitej në qiell një lutje me zë të lartë: “Mëshirona o Zot, mëshirona o Zot…”. Kur Litania arriti në pallat afër sheshit të sotëm, njerëzit panë të vërshojë një re e bardhë nga largësia e shkallës së madhe. Ishin 150 fëmijë të veshur me të bardha që mbanin temjanica të argjenda. Mbas tyre vinin 300 gra të pallatit me ferexhe të bardha. Së fundi u duk Ali Pashai me zonjën Vasiliqi të veshur me të zeza, që shikonte me turp përtokë. Dhe ndërsa murgjit ngrinin Lipsanet dhe ngjiteshin në shkallët prej guri, gjithë ai popull ra në gjunjë. I pari dha shembullin Aliu…
Mijëra njerëz të gjunjëzuar i faleshin shenjtorit. Atëherë zëri i priftit u dëgjua i qartë: “nga murtaja, nga sëmundja dhe nga lufta o Zot shpëtona”. Aliu dhe Vasiliqia u ngritën dhe puthën Lipsanet e Shenjta me respekt të thellë fetar. Fëmijët tundnin temjanicat e tyre, që mbushnin atmosferën me re të bardha tymi. Nderin që Ali Pashë Tepelena, besimtar i një feje tjetër, i bëri të krishterit Kozma, disa myslimanë fanatik e kritikonin. Por Aliu mbrohej me guxim duke thënë: “Sillmëni një mysliman si ky i krishteri dhe do t’i puth këmbët”.
Një herë tjetër që puthi me respekt arkën me Kafkën e Shenjtit, një sheh fanatik e konsideroi mëkat dhe i thiri: “Bëre mëkat”!

Por Pashai pa u tronditur, iu përgjigj: “Po ti je i çmendur, o shehu i gjorë. Ta dije, nuk flisje kështu. Ky murg ore haxhi, ishte profet i vërtetë. Erdhi në shtëpinë time në Tepelenë dhe më dha uratën dhe më tha të gjitha ato që bëra, sikur t’i kishte të shkruara në qitap. Por, për një gjë harrova ta pyes, dhe po ta kisha gjallë do ta pyesja dhe do t’i jepja 10.000 qese me flori. Por, nuk e kam…” Aliu kishte harruar ta pyeste se ç’do të thoshte Shën Kozmai duke profetizuar se do te shkonte në Stamboll me mjekër të kuqe?

Ali Pashë Tepelena pavarësisht nderimit që i bëri shën Kozmait ai nuk ja mbajti këshillën që ju tha me profetsi “Të mbash mend gjithmonë që t’i duash dhe t’i mbrosh të krishterët, po deshe që pushteti yt t’i mbetet trashgimtarëve të tu”. Pavarësisht se Aliu në oborrin e tij mbante të krishterë dhe u përpoq të zbatonte në shtetin e tij legjislacionin frëng të barazimit ku te krishterët të ndjeheshin të barabartë si myslymanët, po ashtu dhe gruaja e tij e fundit Vasiliqia që ishte e krishterë, ai nuk e detyroi atë të ndryshonte besimin, por përsëri ai dhe të afërmit dhe njerëzit e tij janë përgjegjës për shumë krime që u bënë në zona dhe fshatra të krishtera, duke bërë masakra në burra dhe gra dhe fëmijë të pafajshëm, dhe kështu duke i detyruar të largohen nga shtëpitë dhe pronat e tyre, ose të pranonin konvertimin në fenë islame, që disa herë bëhej me dëshirë për shkak të privilegjeve që fitonin në pashallëkun e Aliut. Historianë vendas dhe të huaj na kujtojnë fakte tragjike dhe të trishtueshme të dhunës të urdhruar nga Aliu dhe me vetë dorën e tij tek banorët e Hormovës, Kardhiqit, Libohovës, Picarit, Lazaratit, Sulit. Këta historian na kujtojnë për hakmarrjen me dredhi të Aliut tek burrat dhe gratë hormovite. Burrat i poqi të gjallë në hell. Grave ia rrojti kokën, I çnderoi me ushtarët dhe i shiti skllave. Po ashtu në Kardhiq në atë kohë kishte 1000 shtëpi, u shkatërruan kur Aliu vrau 700 burra të krishterë dhe popullata u tkurr në 300 banor. Mbas këtyre masakrave fshatra dhe krahinat i nënshtroheshin pa një pushkë pushtetit të tij. Aliu me të gjithë makinacionet, intrigat, rryshfete, vrasje, aleanca por edhe me guxim arriti të bëj karier, në vitin 1784 fitoi gradën e pashait si komandat ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofie. Në këtë kohë fitoi me luftë qeverisien e Sanxhakut të Delvinës dhe në vitin 1786-88 u bë derbendpash dhe qeveritar i Saxhakut të Thesalisë, shtriu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjese të trojeve jugore shqiptare. Rreth viteve 1787 u thirr në Stamboll si dervince Ali Pasha Tepelena marshall për gjithë Thesalinë. Ai u përpoq të menjanote pushtetin qëndror osman dhe duke rënë në bashkëpunim me çifligarë të rinj dhe borgjezinë tregtare, të shndrroj trevat e pashallëkut të tij në një formacion shtetëror në fakt autonom nga porta e lartë.

Për hir të së vërtetës këto vise që qeveriseshin prej tij me dorë të fortë dallonin nga rreguli, qetësia dhe zhvillimi ekonomiko-kulturor dhe duke nënshtruar me luftë qeveritarët, rivalë të sanxhaqeve fqinj, të vetëqeverisura të Sulit dhe të Himarës, ai arriti të zgjeronte pushtetin e vet nga gjiri i Prevezës deri në lumin Shkumbin. Bëri aleancë me francezët, rusët, anglezët. Por me shumë kujdes për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qëndror, Portën e Lartë.

Ai u përpoq për bashkimin e krahinave shqiptare në pashallëkun e Janinës duke i bërë rezistencë të hapur sulltanit dhe kështu u bë shkak për një lëvizje çlirimtare antiosmane të popullit shqipëtar. Por orvajtjet e tij për t’i bashkuar feudalët e Shqipërisë së Veriut nuk dhanë rezulatat dhe kështu në vitin 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e pashallëkut nga forcat e Perandorisë Osmane dhe për ta shkëputur nga vartësia e Perandorisë. Ali Pasha kërkonte të përfitonte dhe nga aleanca e kryengritjes greke të Etolisë dhe Akarnanisë, por kjo aleancë nuk mundi të zhvillohej më tej.

Aliu mbeti i vetëm, i tradhtuar nga fëmijët e tij, ushtria dhe aleatët e huaj. I bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë deri sa i ngujuar në një ishull të liqenit të Janinës u vra më në fund nga turqit me pabesë më 24 janar 1822. Koka e tij u pre dhe u çua në tepsi në Stamboll dhe trupi ju varros në Janinë ku është edhe sot e kësaj dite dhe kështu u realizua profetsia e fundit që i tha shën Kozmai 43 vjet përpara se “Do të shkosh në qytet (Stamboll) me mjekër të kuqe.” Dështimi i përpjekjeve të Aliut për të fituar pavarësinë e pashallëkut të tij e shtyu dhe për shumë kohe çlirimin e trevave të Shqipërisë nga robëria turke ndryshe nga ajo që ndodhi në vendet e tjera fqinje. Fatkeqësisht jo vetëm Aliu, por dhe të tjerë që morën pushtetin për të qeverisur këtë vend nuk ju përmbajtën “aksiomës” profetike që Shën Kozmai i tha Aliut: “T’i duash dhe t’i trajtosh mirë të krishterët që pushteti yt të mbetet”. Këtu më vijnë shumë qeveritarë të kaluar, por edhe ata të afërt që qeverisën në kohë të demokracisë, mbas viteve 1991. Për shembull: qeveritarët e qeverisë së shkuar që lejuan me vetëdashje një gënjeshtër dashakeqe në dëm të krishterëve orthodhoksëve duke lejuar që në censusin e vitit 2011, të krishterët nga 23% e popullatës që ishin, të deklarohen 6.12%, ose më afër akoma, veprimet arrogante të kësaj qeverie aktuale që është në vitin e fundit të mandatit 4 vjeçar, e cila lejoi dhe oraganizoi prishjen e objekteve te kultit të kishës orthodhokse si ajo e kishës së Shën Marisë të Pazarit në Përmet (gusht 2013) dhe të kishës së Shën Athanasit në fshatin Dhërmi (gusht 2015). Këto dy kisha të mbetura edhe sot e kësaj dite gërmadha janë si dy plagë të hapura në trupin e Krishtit që është Kisha Orthodhokse dhe që i trishtojnë dhe shqetësojnë besimtarët e krishterë, të cilët i luten Zotit Perëndi autoritetit supreme e çdo pushteti në qiell e mbi dhè, të bëjë gjyqin e drejtë, duke i ndriçuar në rradhë të parë qeveritarët t’i korigjojnë sa më shpejt gabimet dhe t’i frymëzojë që t’i duan dhe t’i mbrojnë të krishterët e mirë që kështu pushteti i tyre të jetë i bekuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mirën e të gjithë vendit, ashtu si Shën Kozmai këshilloj Aliun. “T’i duash dhe t’i trajtosh mirë të krishterët që pushteti yt të mbetet”./Tiranaobserver

Tags: edi rama
Previous Post

VIDEO/ Mosbindja civile e vlonjatëve, heqin bllokueset e gomave, protestë kundër kompanisë private

Next Post

Denoncimi i gazetarit: Paratë e kanabisit do përdoren për fushatën zgjedhore

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Denoncimi i gazetarit: Paratë e kanabisit do përdoren për fushatën zgjedhore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.