Paratë e përfituara nga trafikimi i kanabisit të kultivuar në të gjithë Shqipërinë, do të përdoret për financimin e fushatës zgjedhore që do të zhvillohet në 2017 për zgjedhjet parlamentare.
Ky është denoncimi i bërë nga gazetari Artan Hoxha, i cili duke folur në studion e News24 shtoi se gjatë muajit shtator policia duhet të jetë më e kujdesshme për shkak të kriminalitetit që mund të rritet nga prishja e pazareve të drogës.
Gazetari investigativ u shpreh gjithashtu se një pjesë e kanabisit që kultivohet në Shqipëri shkëmbehet me heroinë në Turqi.
Denoncimi i tij se këto para droge do të përdoren për fushatën zgjedhore është e rëndë dhe vjen pas akuzave të opozitës që në veprimtari kriminale janë përfshirë drejtues policie dhe Kryeministri e ministri i Brendshëm.






















