Shoqëria civile dhe qytetarët e Vlorës kanë nisur mosbindjen civile ndaj një kompanie private që ka marrë koncesionin e parkimeve në pagesë në qytetin bregdetar.
Prej disa muajsh, qytetarët kanë kundërshtuar këtë kompani private, duke u shprehur se veprimet e saj janë arbitrare dhe tarifat e vendosura janë shumë të larta.
Sot, qytetarët e Vlorës kanë kundërshtuar ashpër këtë kompani. Siç shihet në videon e mëposhtme, punonjësit e kësaj kompanie private bllokuan gomat e automjeteve që kishin parkuar në zona të ndaluara.
Nisur nga këto veprime, qytetarët hoqën vet të gjitha bllokueset e gomave nga makinat, duke deklaruar se kështu do të veprojnë edhe ditët e tjera për të kundërshtuar këtë biznes privat që administron parkimet me pagesë në Vlorë.















