Këto janë pamjet e shpërthimit me eksploziv të autobusit tip ‘Setra’, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në të gdhirë në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka patur viktima dhe as të lënduar. Autobusi që shpërtheu me eksploziv është në pronësi të qytetarit me iniciale E.R.
Grupi hetimor vazhdon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Video është publikuar nga tv Klan.






















