Efektivët e policisë së Gjirokastrës dhe Tepelenës zhvilluan sot një operacion në bashkëpunim me Guarda di Finanza të Italisë në zonën e Kalivaçit në Tepelenë.
Siç duket në këto pamje, efektivët janë të mbledhur në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe po marrin udhëzimet e fundit para se të nisen për të asgjësuar parcelat me kanabis që u evidentuan në Kalivaç.
Në bashkëpunim me Guarda di Finanza, ata asgjësuan me djegie 14 mijë bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në 6 parcela. Asnjë person nuk është arrestuar për kultivimin e drogës.
















