• Latest
  • Trending
  • All

Lubonja: E vërteta e krimit mbi stadiumin “Qemal Stafa”

17/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 10 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lubonja: E vërteta e krimit mbi stadiumin “Qemal Stafa”

17/08/2016
in Aktualitet, Lajme, Opinion, Vendi

Analisti Fatos Lubonja ka hequr sërish dorezat duke komentuar shembjen e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas tij ky është një akt krimnal që mund ta kryejnë vetëm njerëz me 4 karakteristika.

“Që të kryesh një akt kriminal, si shkatërrimi i stadiumit “Qemal Stafa”, pjesë integrale e Ansamblit të Bozios, i mbrojtur edhe me ligj si monument kulture, nuk është e lehtë. Që të kryhet kjo punë, duhet që autori/ët të ketë minimalisht katër karakteristika: Së pari, duhet të jetë thellësisht injorant. Së dyti, thellësisht i korruptuar.  Së treti, thellësisht mashtrues e i paturp. Së katërti, thellësisht sociopat, delirant megalloman. Pa çdonjërën nga këto karakteristika, ajo masakër nuk do të mund të kryhej. E megjithatë, këto janë vetëm kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Sepse, që të kryhet ky akt, duhet edhe një karakteristikë tjetër e rëndësishme: autori duhet të ketë pushtet. Madje të jetë jo më pak se Kryeministër i Shqipërisë dhe këtu vjen e ngatërrohet problemi i autorësisë së këtij krimi” –shkruan Lubonja në një editorial në gazetën “Panorama” duke vijuar: “Vërtet ky krim s’mund të ndodhte pa një sociopat si Edi Rama, që po i manifeston përditë e më rëndë karakteristikat që rendita, por problemi është se në këtë vendin tonë kjo kategori njerëzish, shoqërisht të rrezikshëm, që normalisht duhet të përfundojnë në spital, në burg apo në fundërrinat e shoqërisë, te ne bëhen kryeministra, ministra e me radhë, pra arrijnë të ngrenë një strukturë pushteti – shkruan Lubonja.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Lubonja thotë se ai nuk është i vetëm në këtë krim pasi ka edhe bashkëpunëtorë që i binden. Ai ka komentuar reagimin e Artan Lames dhe ministres Kumbaro. Ai e vlerëson “ndjesën” e Lames që edhe më herët ka shfaqur kundërshtime për gjëra që nuk i kanë pëlqyer te Rama, megjithatë kjo mbetet shumë pak për të ndalur Ramën.

“ …Thënë gjithë kjo, nuk mund të mos e pyes Lamen: Në emër të kujt kërkon ndjesë, o njeri: të vetes, të Rilindësve apo të sociopatit që vazhdon ta mbash mbi supe? Mos do të na thuash: Ndjesë se i shkreti nuk di se ç’bën? Dhe pastaj: Për çfarë kërkon ndjesë, o Lame? Që u prish stadiumi, që ke punuar e punon për pushtetin këtyre që e prishën, se ndihesh prandaj edhe përgjegjës apo për çfarë? Sepse nuk na mjafton vetëm një fjalë. Përndryshe, ndjesa jote mund të na tingëllojë edhe thjesht si larje goje apo duarsh. Shpresoj se e ke kërkuar sepse direkt apo indirekt, me mbështetjen që i ke dhënë e i jep, ndihesh edhe ti përgjegjës për këtë masakër. Sepse, sikur ti dhe Shkreli e shumë të tjerë, anëtarë të Forumit tënd të Trashëgimisë, që Rama s’mund t’i akuzonte dot si njerëz të Berishës, siç bën zakonisht për të mbuluar krimet e veta, të kishit protestuar, siç protestuat te Rruga e Elbasanit, kur prishi fasadën e Kryeministrisë dhe interiorin e katit të saj të parë, apo duke dhënë dorëheqjen kur ky vendosi të prishë stadiumin, ky krim s’do të ishte kryer ndoshta. Kurse me heshtjen dhe nënshtrimin tuaj ia lehtësuat punën, i hapët rrugën kësaj masakre dhe shumë të tjerave. Dhe kjo është çështja e çështjeve sipas meje, kur na duhet të flasim për autorësinë e këtij krimi” – shkruan Lubonja.

Ndërsa për ministren e Kulturës, Lubonja është mjaft i ashpër.

“Reagimi që flet më shumë se çdo tjetër se nuk duhet e nuk mund t’ua lëmë përgjegjësinë ligjore dhe morale vetëm disa injorantëve të babëzitur e të çmendur, ishte ai i ministres së Kulturës, që drejton institucionin që e paguajmë për mbrojtjen e trashëgimisë. Pas shembjes së fasadës, ministrja kërkoi të na shpëlajë trutë duke shkruar në Facebook për historinë, sipas saj, “fantastike”, të “tempullit Abu Simbel” që medemek paska “ndryshuar vizionin e ruajtjes së trashëgimisë në pajtim me zhvillimin e modernitetit”” – shkruan Lubonja.

“E kam shkruar edhe herë tjetër: këta rilindësit janë raca më bastarde e politikanëve që kanë nxjerrë këta 25 vjet, sepse këta, pasi të vjedhin e mashtrojnë sy ndër sy, duan edhe të të tallin e të thonë se je një leshko, që nuk e kupton se ata në fakt po punojnë për të mirën tënde, sipas vizionit më modern që ekziston në botë. Ministres do t’i mjaftonte një lexim i ligjit dhe rregullores së trajtimit të monumenteve të kulturës për të mos lëshuar mufka mashtruese të tilla që, përveç të tjerave, rrezatojnë edhe injorancë të madhe në punën që kryen” –shkruan ndër të tjera Lubonja që më pas citon ligjin për monumentet e Kulturës. Lubonja bën në fund të komentit për “Panorama” një apel për ata që kanë heshtur që të reagojnë.

“Pa bashkëpunimin e kësaj kategorie “të heshturish”, një individ i vetëm, sado i lig e i marrë qoftë, sado të poshtër t’i ketë bashkëpunëtorët e ngushtë, nuk do të guxonte as ta gërvishtte atë monument kulture dhe jo më ta shembte. Prandaj, duke e përgjithësuar problemin, gjykoj se, që të çlirohemi nga ky regjim ku na sundojnë injorantët, të korruptuarit, mashtruesit dhe të çmendurit, duhet të reflektojmë të gjithë më thellë, mbi atë se ata nuk do të mund ta merrnin kurrsesi pushtetin e të kryenin krime të tilla, që, në thelb, janë krime kundër dinjitetit dhe lirisë sonë, pa bashkëpunime të tilla të njerëzve që shohin vetëm se si t’i përshtaten maskarallëkut dhe jo se si ta sfidojnë dhe ndryshojnë atë” – e mbyll Lubonja.

Titulli i origjinalit: Mbi autorësinë e krimit ndaj stadiumit “Qemal Stafa”

Tags: edi rama
Previous Post

Aksident i rëndë në Vragoli, kampioni përplaset me anësoret (Foto)

Next Post

Zbulohen tre letrat e Sokrat Shanit: Do të shkojmë të dy në varr. Nuk e dhunoi viktimën

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Zbulohen tre letrat e Sokrat Shanit: Do të shkojmë të dy në varr. Nuk e dhunoi viktimën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.