Policia e Korçës njoftoi sot se më datë 9 gusht 2016, rreth orës 17.30, në lagjen nr. 11 në Korçë është vetëvrarë me armë zjarri Gj.L, 62 vjeç.
Vrasja është kryer në shtëpi me një pushkë model 56
Policia deklaroi se “nga ana e grupit hetimor u kryen veprimet e nevojshme proceduriale si dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, tip pushkë model 56, një gëzhojë dhe një fishek model 56, kalibri 7.62mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë (Neni 99 i Kodit Penal)















