Një aksident me vdekje ka ndodhur dje në fshatin Drithas të Korçës.
Policia e Korçës njoftoi se një banor i fshatit, A.M, 56 vjeç, duke drejtuar një çiklomotorr “Piaggio” pa targë, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.
Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por rreth orës 22:45, si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga aksidenti, ka ndërruar jetë.















