Deklarata në fjalë u propozua dhe rrjedhimisht u miratua në seancën e sotme të Kuvendit, e cila ka rinisur në orën 12:00.
Mospajtimi i Vetëvendosjes kishte të bëjë me paragrafin 3 që në të thuhej: “Ne afirmojmë së bashku se mosmarrëveshjet tona politike, duhet dhe do t’i zgjidhim vetëm përmes dialogut politik, rrugëve demokratike dhe se asnjë kauzë apo qëllim politik nuk mund të arrihet përmes dhunës”.






















