Personat e arrestuar në këtë rast janë: F. R. (1954) m/k/boshnjak,O.K (1972) m/k/boshnjak, M. Z. (1952) m/k/serb, K. B.(1961 ) m/k/boshnjak.
“Këta persona dyshohet se po kryenin veprën penale “trafikim me njerëz neni 171 dhe ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit neni 231’”.
“Dy të dyshuarit e parë, me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë. Kurse i dyshuari i tretë dhe i katërt janë arrestuar për veprën penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.
Lidhur me këtë rast është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila më pas është dërguar në shtëpinë e sigurt dhe është duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me vendim të tij dy të dyshuarit e parë ndalohen për 48 orë ndërsa të dyshuarit 3 dhe 4 lirohen në procedurë të rregullt.






















