Gjatë seancës së sotme (premtes) me rastin e sjelljes së projektligjit për kundërvajtje në komunikacion, ka pasur kritika të shumta rreth këtij dokumenti.
Më i zëshmi ka qenë deputeti i PDK-së, Raif Çela, anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, i cili tha se ky projektligj është draftuar me gabime shumë të mëdha. Ai akuzoi edhe Qeverinë për neglizhencë kur ka të bëjë me hartimin e këtyre projektligjeve.
Përveç tij, edhe deputetë tjerë në Kuvend, potencuan këtë problem, i cili më pas është evituar pas rishqyrtimit.






















