Nga fotot të sjell lajmi.net shihet se është goditur kati i katërt i ndërtesës, por nga ajo që duket, përveç dëmeve të xhamave të dritareve, nuk është shkaktuar ndonjë dëm më i madh.
Zyrtarë të administratës së Kuvendit nuk kanë dashur të deklarohen për dëmet që mund të jenë shkaktuar brenda zyrave, duke thënë se për këtë rast mund të flasë vetëm policia.
Nga ana tjetër,Policia ka deklaruar se aktualisht janë në fazën e hetimeve preliminare dhe nuk mund të japin shumë të dhëna.






















