Ai po ashtu ka bërë thirrje për unitet kundër akteve të tilla, pavarësisht mos pajtimeve për gjërat tjera.
“Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë”, deklaroi Presidenti në llogarinë e tij në facebook.
“Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë”, shkroi Thaçi nga Rio ku ndodhet në hapje të lojrave olimpike ku për herë të parë merr pjesë Kosova.
“Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz që nuk e duan Kosovën, që nuk ia duan të ardhmen evropiane qytetarëve tanë dhe nuk duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe”.
“Kam besim se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zbardhnin rastin. Dhe kam besim se të gjithë do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë që dhuna të zë vend në shoqërinë tonë”, deklaroi Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.





















