Ai në një postim në facebook ka shkruar se Kuvendi është organi më I lartë legjislativ dhe simbol I rregullimit shtetëror.
Mustafa u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin këtë rast
Postimi i Mustafës:
Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.
Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë.























